Thellohet skandali, gjenden dokumente sekrete në shtëpinë e Pence – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali, gjenden dokumente sekrete në shtëpinë e Pence –

22:28 | 24/01/2023
në Uncategorized
0

Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gjetën javën e kaluar në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence në Indiana, sipas një letre që avokatët e zotit Pence i dërguan Arkivave Kombëtare. Kjo është gjetja e fundit në një varg zbulimesh në rezidenca private të dokumeteve sekrete.

“Duket të jenë një numër i vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-zëvendëspresidentit në fund të mandatit”, shkruante avokati i zotit Pence, Greg Jacob, në një letër të cilën e ka parë edhe agjencia e lajmeve Associated Press.

Avokati

Ai shkruante se zoti Pence “angazhoi një avokat të jashtëm, me përvojë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, për të shqyrtuar të dhënat e ruajtura në shtëpinë e tij pasi u bë publike se ishin gjetur dokumente sekrete në shtëpinë private të Presidentit Joe Biden në Wilmington”.

Departamenti i Drejtësisë tashmë ka angazhuar prokurorë të posaçëm për të hetuar gjetjen e dokumenteve sekrete në rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump në Florida dhe në shtëpinë dhe ish-zyrën e Presidentit Biden.

Departamenti i Drejtësisë thotë se rreth 300 dokumente të shënuara si të klasifikuara, përfshirë disa të nivelit tepër-sekret, u morën nga Mar-a-Lago. Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë për ngritje akuzash ndaj zotit Trump apo dikujt tjetër, për posedim të paligjshëm të dokumentave ose për përpjekje për të penguar hetimet penale disa mujore.

Dokumente sensitive

Avokati i zotit Pence shprehej në letër se ish-zëvendëspresidenti “nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumentave sensitive apo të klasifikuara në shtëpinë e tij” dhe se “e kupton rëndësinë e madhe për mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe të klasifikuara dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivat Kombëtare dhe çdo hetim të nevojshëm”.

Avokati tha se zoti Pence i siguroi menjëherë dokumentet që u zbuluan në një kasafortë. Sipas një letre të dytë nga avokati, që mban datën 22 janar, agjentët e FBI-së vizituan rezidencën e zotit Pence për të marrë dokumentat.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte të martën, ndërsa një avokat i zotit Pence nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte sqarime. Në muajin gusht zoti Pence i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ai nuk kishte marrë me vete dokumenta të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. I pyetur drejtpërdrejt nëse ai kishte marrë ndonjë dokument të tillë, ai u përgjigj: “Jo, jo në dijeninë time”.

Gjatë një interviste në janar me rrjetin Fox Business, zoti Pence e përshkroi si një “proces shumë zyrtar” atë të përdorur nga zyra e tij për trajtimin e dokumentave të klasifikuara, si dhe hapat e ndërmarrë nga avokatët e tij për t’u siguruar që nuk ishte marrë asnjë dokument.

“Para se të largoheshim nga Shtëpia e Bardhë, avokatët e ekipit tim kontrolluan të gjitha dokumentat si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në zyrat tona apo rezidencën e nënpresidentit, për t’u siguruar që çdo dokument që duhej të dorëzohej në Arkivat Kombëtar, përfshirë dokumentat e klasifikuara, janë dorëzuar. Kështu që ne zhvilluam një proces shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, tha zoti Pence./Voa/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
I arrestuan mikun zyrtar të FBI-së/ Reagon Rama

"Posti i madh që do merrte nga Rama ish-zyrtari i arrestuar i FBI" -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryetarja apo nënkryetari, kush e miratoi shembjen e pallatit nr.140 në Kombinat? Ja deklarata e Romina Kukos në Polici –

18:52 | 10/12/2025
Do të jetë një mbrëmje e artë –

Do të jetë një mbrëmje e artë –

18:34 | 10/12/2025
Aksident me vdekje në Shkodër-hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren –

18:04 | 10/12/2025
Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie –

18:00 | 10/12/2025
Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese –

17:46 | 10/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kryetarja apo nënkryetari, kush e miratoi shembjen e pallatit nr.140 në Kombinat? Ja deklarata e Romina Kukos në Polici –
  • Do të jetë një mbrëmje e artë –
  • Aksident me vdekje në Shkodër-hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren –
  • Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie –
  • Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese –
  • SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryetarja apo nënkryetari, kush e miratoi shembjen e pallatit nr.140 në Kombinat? Ja deklarata e Romina Kukos në Polici –
  • Do të jetë një mbrëmje e artë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com