VIDEO/ Përmbytje e shkatërrim, gjithçka që ndodhi në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Përmbytje e shkatërrim, gjithçka që ndodhi në Kosovë

21:11 | 23/01/2023
në Uncategorized
0

Në një pjesë të shtëpisë së Ergjan Hajdinit, dërrasat e dyshemesë hiqen një nga një me lehtësi. Ato u dëmtuan nga vërshimet që përfshinë, ditëve të fundit, Lagjen e Romëve në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Ai tregon se familja e tij dhe të prekurit e tjerë në atë lagje janë vizituar nga përfaqësues të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ndërsa vëllai i tij, Sulltan Hajdini, thotë se vetëm shpreson për ndihmë.

Demtimet

“Krejt shtëpia është dëmtuar. Iu kisha lutur Komunës [së Mitrovicës së Jugut], Qeverisë së Kosovës që të na këqyrin, të na marrin parasysh sa më shpejt, se ne tjetër rrugëdalje nuk kemi. Ne nuk kemi ndihmë tjetër”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në nevojë për ndihmë janë shumë qytetarë të Kosovës që nga 19 janari, kur disa zona të vendit u përfshinë nga vërshimet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Disa nga komunat më të prekura janë: Skenderaj, Mitrovica e Jugut, Istogu dhe Klina.

Te prekurit nga vershimet

Të prekurve nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë të Jugut u janë dërguar pako me pajisje higjienike dhe ushqimore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, me qëllim, siç thuhet në njoftimin e FSK-së, “t’ua lehtësojnë sadopak jetën e vështirësuar nga përmbytjet”. Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se qytetarët e këtyre komunave janë pajisur me batanije, ushqim dhe cisterna uji.

Çfarë mund të bëjnë qytetarët e dëmtuar

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë në një postim në Facebook se ekipet mobile të FSK-së janë “në gatishmëri të plotë, 24 orë në 7 ditë të javës”, teksa ka publikuar numrat e shërbimit emergjent, ku qytetarët mund të drejtohen në rast nevoje.

Numrat e shërbimeve emergjente

Komisionet vlerësuese në disa komuna kanë filluar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Në këto komuna, qytetarët e dëmtuar mund të aplikojnë për kompensim të dëmeve.

Komuna e Klinës ka ftuar qytetarët që të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente nga data 23 deri më 30 janar për plotësimin e aplikacioneve për vlerësimin e dëmeve. Ftesë të ngjashme ka bërë edhe Komuna e Podujevës.

Por, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, thotë se komunat mund të bëjnë “shumë pak në këtë drejtim”, pasi që atyre u takon vetëm evidentimi i dëmeve.

“Ata [që kanë pësuar dëme] duhet të presin derisa të qetësohet situata, tek pastaj të bëhet vlerësimi i dëmeve, të dërgohen listat në nivelin qendror. Pas kontrolleve të ndryshme, tek pastaj të fillojë rimbursimi i qytetarëve të prekur nga këto fenomene”, thotë Ibrahimi për REL-in. Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë thirrje që të krijohet një fond emergjent për rastet kur ka fatkeqësi natyrore, si: vërshime, zjarre, etj.

“Burokracia që parashihet me legjislacionin ekzistues, duhet të shkurtohet. Qytetarët kanë nevojë për përkrahje të menjëhershme financiare dhe jo, për shembull, që një herë të bëhen evidentimet, siç është tani. Tash për tash, me muaj zgjat [procedura] derisa qytetari të përfitojë nga këto fonde”, thotë Ibrahimi.

Ai shton se problem tjetër përbën pamundësia për rishikim të buxhetit nga ana e komunave, që, siç thotë, nuk kanë mundur t’i parashikojnë fatkeqësitë natyrore kur kanë miratuar buxhetin në shtator të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës, Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Komunën e Skenderajt për hapat që do të ndërmerren, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë mund të pritet në ditët në vazhdim?

Ibrahimi thotë se para se të mund të dërgohen listat për kompensim të dëmeve, fillimisht duhet të ndalen reshjet.

Megjithatë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se situata mund të vështirësohet edhe më shumë, pasi që parashihet të ketë sërish reshje shiu.

“Kjo gjendje mund ta vështirësojë edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale. Tokat, sidomos ato në viset e rrafshëta, janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore”, thuhet në një njoftim të IHMK-së, të lëshuar të dielën.

Disa zona të Kosovës janë përmbytur edhe në nëntor të vitit 2022, por vendi është përballur shpeshherë me vërshime, viteve të fundit.

Qeveria e Kosovës ka thënë në një njoftim se përveç sanimit të dëmeve të shkaktuara, duhet të trajtohen edhe shkaktarët.

“Për shumë vite rresht, shtretërit e lumenjve janë dëmtuar pa e me leje, pyjet janë shpyllëzuar me e pa vetëdije, kurse projekte infrastrukturore janë realizuar pa planifikim adekuat. Këto padyshim që kanë përkeqësuar situatën pas reshjeve të shiut”, ka thënë Qeveria e Kosovës.

The post VIDEO/ Përmbytje e shkatërrim, gjithçka që ndodhi në Kosovë appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kuvendi i detyruar ta çojë në GJK –

Kuvendi i detyruar ta çojë në GJK -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:28 | 15/02/2026
Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:26 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –

23:10 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

23:08 | 15/02/2026
Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

22:18 | 15/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –
  • Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –
  • Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com