‘Rama ka drejtuar më pak se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë’ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Rama ka drejtuar më pak se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë’ –

13:47 | 23/01/2023
në Uncategorized
0

Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave përbën një nga tri shtyllat kryesore të shtetit. Në sistemin tonë politik, bazuar në hierarkinë e kompetencave faktike, sidomos pas 2008, Kryeministri është figura kryesore politike dhe vendimmarrëse. Në rastin tonë, kur Kryeministri është edhe kryetari i partisë në qeveri dhe kështu edhe kryetar i mazhorancës në Parlament, dhe referuar një sërë raportimesh të ekspertëve të ISP-së, de facto dhe de juro është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri.

Kushtetuta

Pushteti ushtrohet përmes akteve ligjore dhe mekanizmi i vetëm i Kryeministrit në dispozicion janë aktet e Këshillit të Ministrave apo aktet e ndërmarra me cilësinë e Kryeministrit dhe të deputetit. Sipas Kushtetutës së RSH, neni 100 dhe 101, “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, “Kryeministri përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij”, si dhe ai ka edhe kompetencën “bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit”, si dhe “zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave”.

Neni 5

Bazuar në ligjin 9000/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 5, zv/kryeministri “zëvendëson Kryeministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative”. Ai/ajo kryen detyra që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri. Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 29 nga 48 mbledhje të Këshillit të Ministrave ose 60% e tyre janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga Kryeministri.

Pasqyra e te dhenave

Pasqyra e të dhënave krahasuese tregon se dy muaj, korrik dhe nëntor 2022, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë drejtuar nga zv/kryeministrat. Praktika e drejtimit me zv/kryeministër ndodh kryesisht kur Kryeministri ka pamundësi të përkohshme shëndetësore apo ka udhëtime të rëndësishme pune jashtë vendit, por jo në kushte normale pune, kur nuk ka vizita të rëndësishme dhe as probleme shëndeti. Duke krahasuar datat e mbledhjeve të qeverisë dhe agjendën e Kryeministrit në këto data rezulton se në pjesën më të madhe të tyre nuk ka pasur ngjarje të rëndësishme diplomatike apo vizita zyrtare dhe as zhvillime më të rëndësishme sesa mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Largim i Rames nga pergjegjesite

Fakti që Kryeministri zgjedh që në 58%- 60% të rasteve të mos marrë pjesë dhe as të drejtojë mbledhjen e qeverisë që kryeson, përbën largim nga përgjegjësitë, neglizhencë ndaj detyrimit kushtetues, devijim nga praktikat e mira të qeverisjes, si dhe investim serioz në dobësimin e institucionit dhe në dëm të kulturës politike e institucionale. Situata të tilla, krijojnë shqetësime të tjera me funksionimin e vetë Këshillit të Ministrave.

Pa drejtim mbledhjesh merr vendime

Nëse Kryeministri nuk drejton mbledhjet dhe as vendimmarrjet, si arrin ai të konceptojë dhe paraqesë drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to (Kushtetuta, 102/b), të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave (Kushtetuta, 102/c), të bashkërendojë dhe të kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave (Kushtetuta, 102/ç), të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave (Kushtetuta, 102/2), në zbatim të kompetencave të tij, të nxjerr urdhra (Kushtetuta, 102/3) apo tu kërkojë ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative (ligji 9000/2003, pika 1/b, neni 2)?

Shqipëria ka pasur praktika të ndryshme, nga kryeministra që drejtonin qeverinë rregullisht dhe në mbledhje të mbyllura, kryeministra që drejtonin rregullisht por me fjalime mbi vendimet para se ato të diskutoheshin e të vendoseshin, kryeministër që zhvillonte deri në 10 mbledhje në muaj për të ndikuar me akte në forcimin e bazës ligjore dhe administrative të vendit apo kryeministër që zhvillonte 2-3 mbledhje në muaj, siç edhe kemi tashmë një model tjetër referues, kryeministër që nuk drejton Këshillin e Ministrave.

Standardet e munguara

Kushtetuta, modeli demokratik i qeverisjes, standardet perëndimore që duam të arrijmë, sensi e përgjegjësisë dhe i integritetit vendimmarrës, detyrimi moral ndaj premtimeve elektorale, cilësia e lidershipi, etj., ISP-ja sugjeron kthimin e institucionit në praktikat kushtetuese dhe bashkëkohore, në institucion që respekton germën dhe frymën kushtetuese, kulturën e shtetit dhe atë institucionale, në qeveri që drejtohet dhe mirëqeveris me transparencë, përgjegjësi, angazhim dhe llogaridhënie./Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tronditet Gjermania, zyrtari i inteligjencës spiunoi për Rusinë –

Gjermani/ Qëllohet me armë i riu shqiptar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:57 | 25/03/2026
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

07:54 | 25/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –

07:44 | 25/03/2026
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta –

Parashikimi i motit për sot, 25 Mars 2026 –

07:38 | 25/03/2026
Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

23:57 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 25 Mars 2026 –
  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –
  • Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com