Lazar Milutinoviç 15-vjeçari për të cilin mediat serbe raportuan se u dhunua nga 4 të mohuar shqiptarë ka treguar detaje nga ngjarja. Sipas mediave serbe Kurir.rs, i mituri ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:10 të mëngjesit në lagjen Suvi Do.
Ai pretendon se ishte duke shkuar për në punë në momentin që 4 të moshuarit, shkruajnë mediat serbe, kanë dalë nga makina dhe e kanë sulmuar duke i vjedhur telefonin.
“Sot në mëngjes shkova në punë dhe më ndaloi një makinë, më thanë diçka në shqip, nuk e kuptova, ula kokën dhe vazhdova. Ata dolën nga makina, fillova të ikja nga ata, por më kapën, më kapën dhe më pas më goditën me shkelma ku të arrinin, nuk më thanë asgjë, vetëm më rrahën dhe ma morën telefonin nga xhaketa”, tha Llazar.
Sipas 15-vjeçarit, ishte hera e parë që i ndodhte diçka e tillë dhe se nuk kishte pasur asnjëherë problem me fqinjët shqiptarë. Llazari theksoi se nuk e ka të qartë pse e kanë rrahur.
Nga ana tjetër, Kurir.rs, shkruan gjithashtu se Babai i Llazarit, Zlatibor, ka deklaruar se në stacionin policor në Mitrovicën Jugore i ka thënë se do të bëhet gjithçka për të gjetur sulmuesit, por ai ka thënë se nuk e ka besuar.
The post Shqiptarët rrahin serbin në Mitrovicë (Detajet) appeared first on 27.










