Do prishet Teatri i Kukullave?! Elva Margariti denoncohet ne KPP – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do prishet Teatri i Kukullave?! Elva Margariti denoncohet ne KPP –

16:20 | 20/01/2023
në Uncategorized
0

,Pazaret e prishura për tenderët abuzive po nxjerrin zbuluar ministren e Kulturës, Elva Margariti. Me datë  20 janar 2023 është paraqitur një denoncim pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me një projekt që Margariti pret të ndërtojë qendër aktivitetesh. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtimi i një objekti/qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet. Pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Më konkretisht 100 milionë lekë do të shkojnë për mbikëqyrësin e punimeve!

Në ankesë thuhet se, ministria ia ka dhënë tenderin bashkimit të operatorëve HE & SK dhe “TOWER” SHPK edhe pse ata nuk i kanë përmbushur  kriteret e përcaktuara në dokument.

“Komisioni i Prokurimit Publik publikon kriteret për të cilat operatori ekonomik “NET-GROUP” SHPK, në ankesën me nr. 106 prot., datë 19.01.2023, pretendon se nuk përmbushen nga operatorët ekonomikë “HE & SK” SHPK dhe “TOWER” SHPK pjesëmarrës në procedurën e prokurimit”, thuhet në ankesë.

Sipas ankimuesit në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Çka do të thotë që Margariti nuk i ka marrë aspak në shqyrtim ofertat e tjera. Edhe pse kanë qenë më të lira se oferta e fituese. Tenderët e Margaritit janë denoncuar herë pas herë në KPP, por ajo nuk reflekton.

Duhet të theksojmë se për tenderin në fjalë ministria e Kulturës nuk ka paraqitur dokumentet e plota si Autoritet Kontraktor

Mos vallë po kurdiset shembja e Teatrit të Kukullave?

Kujtojmë se pazaret për një godinë të re për teatrin e kukullave janë përfolur që në vitin 2020. Në atë kohë, vetë kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në respekt të historisë, godina ku u mblodh Këshilli Kombëtar që sot shërben si Teatri i Kukullave do të kthehet në një shtëpi muze.

“Në 27 Mars 1920, pra pak më shumë se një muaj nga shpallja kryeqytet, u mblodh Këshilli Kombëtar. Që është njëkohësisht edhe Parlamenti i parë shqiptar, në godinën ngjitur, që sot shërben si Teatri i Kukullave. Shumë shpejt do ta rikthejmë në një shtëpi muze për Parlamentin shqiptar. Për ta transferuar Teatrin e Kukullave në një ndërtesë tjetër moderne. E për t’u siguruar që në shekullin e dytë kthejmë kokën pas për të kujtuar atë pikë reference të Parlamentit shqiptar”, tha Veliaj.

Ndërsa një vit më pas, më 2021, Ministria e Kulturës ka njoftuar për ëndrrën e re dhe më gusht të 2022 ka hapur tenderin për ndërtimin e një qendre të re multi-funksionale pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Vlera e tenderit është mbi 1 miliardë lekë pa TVSH. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj. Ndërsa tani po hidhen mbi100 milionë lekë për mbikëqyrjen e këtyre punimeve. Urojmë të mos realizohen planet se kjo qeveri ka treguar që nuk i do as teatrot, as trashëgiminë!

Lexo edhe: Elva Margariti tregon se ku mund të vendoset Cirku i ri Kombëtar

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
KED merr vendim, refuzohet kandidatura e Elsa Mihës –

KED merr vendim, refuzohet kandidatura e Elsa Mihës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha –

21:09 | 28/01/2026
Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet –

20:35 | 28/01/2026
Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –

20:27 | 28/01/2026
Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

20:21 | 28/01/2026
Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –

19:47 | 28/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha –
  • Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet –
  • Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –
  • Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –
  • Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –
  • Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha –
  • Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com