Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht –

14:23 | 19/01/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Tre muaj më parë një institucion publik shpalli një tender gjigand me shumë shifra. Lloji i procedurës ishte ajo e negocimit me shpallje paraprake, pra një garë e mbyllur me dy faza. Sipas dokumentave të tenderit një nga kriteret parakualifikuese ishte se kompanitë duhet ta kishin xhiron sa 30 për qind e fondit limit. Problemi ishte se institucioni nuk e tregonte fondin limit.

Një kompani e interesuar për të marrë pjesë në garë i dërgon shkresë zyrtare institucionit ku i thotë; “Ju lutem na thoni sa është fondi limit, që të dimë sa është 30 për qindëshi për t’u kualifikuar.” Por institucioni nuk përgjigjet. Nuk e tregon fondin limit dhe zhvillon tenderin.

Një javë më vonë institucioni shpall fituesit e fazës së parë. Kompanisë që kërkoi informacion për fondin limit i dërgoi vlerësimin duke i thënë se ju skualifikoheni pasi nuk përmbushni kriterin e xhiros sa 30 për qind e fondit limit. Kjo nuk është sajesë. Nuk është as ndonjë ngjarje e ndodhur në ndonjë vend të largët të botës së tretë. Është ngjarje reale e ndodhur në Shqipëri, vetëm tre muaj më parë.

Institucioni publik është AKSHI. Tenderi në fjalë është “Upgrade i sistemit të transmetimit –DATACOM për komunikimet e policisë,” dhe vlera e tij është 10 milionë euro. Kompanitë që u kualifikuan në fazën e parë janë ato të përhershmet; Infosoft, Advanced Business Solution dhe T B S 96. Të tre këto kompani kanë marrë së bashku tendera sekretë nga AKSHI sa gjysma e pakos së madhe, për të cilën qeveria ka një muaj që bërtet. Por bizneset këtë qëllim kanë, të fitojnë para. Problemi i qytetarëve janë institucionet.

I shndërruar në gropën më problematike të prokurimit të parasë publike në Shqipëri, AKSHI nuk i trembet më as ligjit dhe nuk ka frikë ta shkelë atë haptazi. Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Shqipëri rregullohen përmes një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Vendimi në fjalë është miratuar në dhjetor të vitit 2020 dhe në nenin 4 të tij thotë shprehimisht:

“Njoftimi i kontratës përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që i jep mundësi operatorëve ekonomikë të vendosin, nëse do të marrin pjesë ose jo në procedurat e prokurimit. Ky informacion përfshin: emrin dhe adresën e autoritetit kontraktor; adresën elektronike të autoritetit kontraktor; objektin; procedurën e prokurimit; vlerën limit të përllogaritur të kontratës etj etj…..” 

Por AKSHI-t nuk i bëhet vonë për ligjin dhe vendos të prokurojë 10 milionë euro në shkeljë të hapur të VKM-së. Dhe ka vetëm një arsye se pse një institucion e shkel ligjin kaq hapur. Ajo është korrupsioni.

Një ditë më parë, përmes një reagimi zyrtar, AKSHI i cilësoi akuzat ndaj saj për rrjedhjen e të dhënave personale dhe skandalet tjera si sulme politike. Le ta marrim të mirëqenë se AKSHI-t po i bie në qafë opozita që përbalt çdo gjë dhe gjithçka. Le ta marrim të mirëqenë po ashtu se AKSHI nuk ka asnjë përgjegjësi për patronazhistët, për rrjedhjen e të dhënave dhe skandalet e tjera. Por prapë ka një problem. Këtij tenderit dhe shumë të tjerëve si ky, çfarë t’u bëjmë?

Në botën normale hajdutët sulmohen. Sulmohen politikisht, sulmohen ligjërisht dhe kur kapen në flagrancë duke prokuruar 10 milionë euro në shkelje të ligjit futen në burg. Por meqë ligji këtu vepron sipas dëshirës së Maliqit, AKSHI ka gjithë të drejtën të thotë që po i bien në qafë politikisht.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person –

Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës –

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës –

08:24 | 27/01/2026
Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar –

Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar –

08:16 | 27/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 27 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:12 | 27/01/2026
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë! Përmbyset kamioni, bllokohet qarkullimi –

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë! Përmbyset kamioni, bllokohet qarkullimi –

08:10 | 27/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Janar 2026 –

07:34 | 27/01/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës –
  • Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar –
  • Këmbimi valutor 27 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Aksident në autostradën Durrës-Tiranë! Përmbyset kamioni, bllokohet qarkullimi –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 27 janar 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës –
  • Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com