Mbërrijnë pranë Urës së Mbrostarit në Fier dy ekipe polumbarësh. Ata kanë nisur të kërkojnë automjetin tip “Golf” që dyshohet se ka rënë në lumin Seman. Kërkimet vijojnë ndërsa do të jenë polumbarët ata që do të vërtetojnë nëse makina është në ujë e brenda saj edhe 26-vjeçari Mateo Lika, i cili ka marrë makinën me qira, e nëse udhëtonte i vetëm apo me persona të tjerë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi Mateo Lika, 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.