Sulmi me thikë që plagosi të paktën 8 persona në një qendër tregtare në veri të shtetit të Minnesotas në SHBA, eshtë kryer nga një mbështetës i ISIS, pretendon grupi terrorist.
Agjencia e lajmeve Amaq e grupit terrorist, lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Autori i sulmeve me thikë në Minesota ishte një luftëtarë i Shtetit Islamik”.
Të lënduarit u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën.