Bekim Balaj firmos me Vllazninë. Kuqeblutë fituan duelin me Tiranën dhe bindën sulmuesin e Kombëtares Shqiptare ta rikthejnë në “Loro Boriçi”.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i futbollit Vllaznia, që njoftoi se palët kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa Balaj ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu, të cilën e vesh sërish pas plot 12 vitesh e gjysmë, që kur u largua në verën e 2010-ës.
Sulmuesi 32-vjeçar është rritur te Vllaznia, por ka luajtur vetëm një sezon me kuqeblutë, në periudhën 2009-2010, kur edhe ka shënuar 17 gola në 38 ndeshje, aq sa i mjaftuan për të tërhequr vëmendjen e turqve të Genclerbirligi.
Një rikthim i mundshëm i Balajt, do të rriste edhe më shumë entuziazmin te Vllaznia, që këtë sezon me Mirel Josën në stol, synon të kthejë në Shkodër edhe titullin kampion, teksa aktualisht ka 25 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues.