Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën deputeti i PD Ervin Salianji foli për zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjatë bisedës në studio, Salianji tha se PD nuk është në ditët më të mira dhe kjo është e dukshme, duke shtuar se përplasja që ka aktualisht nuk i bën mirë opozitarizmit në vend.
“Unë besoj që me përgjegjësinë dhe të deputetëve të mandatuar do të gjendet një zgjidhje,. I takon deputetëve si personalitete më të rëndësishme politike të PD por edhe individë që kanë marrë mbështetje për të pasur më shumë përgjegjshmëri dhe për të arritur në zgjidhje që u shërbejnë qytetarëve”, tha ai.
Përjashtimet e deputetëve
Sa i përket përjashtimeve të katër deputetëve nga grupi parlamentar nga Alibeaj , ai tha se është varianti më i keq i ndodhur,.
“Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet.”, tha Salianji.