Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Myslim Murrizi i ftuar në Çim Peka Live ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i grupit parlamentar.
Murrizi është shprehur se askush, përfshirë këtu edhe Alibeajn, nuk duhet të largohet nga Partia Demokratike, për të mos e përçarë opozitën, por me bindjen se Alibeaj duhet të largohet si drejtues.
“E kam thënë dhe 3 ditë më parë që duhet larguar nga drejtimi i grupit. Unë nuk jam i parimit që “nëse qeni të kafshon këmbën duhet të marrësh hak dhe të kafshoh këmbën e qenit”. Nuk dua që të përjashtohet as Alibeaj e askush, nga PD-ja, por duhet të hiqet nga drejtimi i grupit sepse ne 2021-2022 nga shtatori, unë e shoh që ka votuar 5-6 herë rresht dhe e ka shitur si kompromis politik për një Pazar, atë që ka dashur zoti Rama”, tha Murrizi.