Sali Berisha i ka dhënë mbështetje në mënyrë publike Ervin Salianjit, që të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.
Duke u përgjigjur pyetjes për Salianjin, Berisha u shpreh se Berisha do të pranojë çdo person që mbështesin demokratët.
Çim Peka: Disa deputetë duket se kanë marrë një iniciativë për të bashkuar grupin parlamentar të PD dhe mesa di unë kanë propozuar emrin e Ervin Salianjit dhe po mbledhin firma për të. A e pranon Sali Berisha.
Berisha: Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së.