Pasi Tite e la vendin bosh, Federata Braziliane e Futbollit po kërkon një trajner të ri. Ideja e drejtuesve të “seleçaos” është e qartë, këtë herë dëshirojnë një trajner të luaj, një emër të njohur.
Prej kohësh u përfolën dy emra, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, por të dy refuzuan të futeshin në negociata, pasi dëshirave e dy teknikëve të njohur është të respektojnë kontratat me klubet respektive, Romën dhe Real Madrid.
Sipas Sport, drejtuesit e federatës braziliane, ka kthyer vështrimin nga Luis Enrique, ish trajneri i Spanjës. E përditshmja spanjolle insiston se Luis Enrique është favorit për të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, madje palët kanë vendosur kontaktet e para.
Enriquen e josh shumë ideja për të drejtuar Brazilin, një përfaqësuese me shumë potencial, ndërsa Enrique shihet si një profil ideal, një trajner me shumë eksperiencë.