FSHF-ja zgjodhi të nderojë Edi Rejën, duke i dhënë mundësinë e një ceremonie lamtumire nga stoli i Shqipërisë në ditën e prezantimit të brazilianit Silvinjo. 77- vjeçari drejtoi kuqezinjtë që nga 17 prilli i 2019-ës deri në fund të 2022-shit, me një total prej 38 ndeshjesh.
Pas përfundimit të aventurës me kuqezinjtë, Reja ka dhënë një prononcim për “Top Channel”, ku ka rrëfyer në lidhje me aventurën e tij në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Italiani tregoi se kur erdhi herën e parë që pa ndeshjen Shqipëri-Turqi vuri duart në kokë.
PËRSHTYPJET E PARA-
Kur kam ardhur herën e parë që pash ndeshjen Shqipëri-Turqi vura duart në kokë, erdha për të parë ekipin dhe për pak u tërhoqa thash me vete ca dua unë këtu, nuk paska asgjë për mua. Megjithatë e mora përsipër një skuadër që në atë kohë nuk kishte as krye as fund, me gjithë respektin për Panucin. Filluam me Salihin dhe Bulkun të udhëtonim në Zvicër, Greqi, Itali e disa vende të tjera për të takuar djemtë që në fillim t’i motivonim. Erdhi ndeshja e parë me Islandën dhe pak më vonë Turqi dhe mora një përgjigje të mirë nga djemtë, aty thash ok kështu mund të vazhdojmë.
LIGA E KOMBEVE-
Nuk dua të gjej justifikime pasi përgjegjësia ishte e imja. Pësuam gol në fund me Islandën dhe për fat të keq humbëm gjithçka. Pas asaj ndeshjeje u takova me presidentin shkurt. Aty isha shumë i zhgënjyer dhe një ditë më pas i thash presidentit, fillo të kërkosh për një trajner tjetër.
E ARDHMJA-
Kam një jetë që mendoj se do ta lë, që kur isha 58 vjec, mendova kështu se isha i lodhur. Mora drejtimin e Napolit dhe për 5 vite, më pas shkova tek Hajduku dhe e njëjta gjë, më pas katër vite tek Lazio, kalova edhe dy vite tek Atalanta dhe aty thash tani boll më. Erdhi më pas oferta e Shqipërisë dhe isha këtu deri dje zyrtarisht. Sot jam 78 vjeç, nëse do të jem ende i vlefshëm për Shqipërinë jam gati. Çfarë doni të më bëni që të vdes në pankinë…(qesh)…? Si trajner e kam mbyllur, mund të jem drejtor teknik sepse i kam që tani disa oferta nga skuadra italiane apo perëndimore.
TËRMETI-
Mua nuk më pëlqen të përmend gjëra të tilla, por unë kur i bëj të tilla gjëra pozitive e ndjej me shpirt. Për njerëzit në nevojë unë bëj shpesh bamirësira dhe këtë gjë e bëjmë si familje bashkë me bashkëshorten time. Më pëlqen të jap, por asnjëherë s’më pëlqen ta tregoj.
BONUSET E KONTRATËS-
Këto janë gjëra që unë i kaloj më tepër për bamirësi. Unë kështu jam i brumosur, kur ndihem i përmbushur se ndoshta fitoj një ndeshje nuk kam nevojë për premio. Në të vërtetë kam hequr dorë nga disa premio sepse nuk e ndjeja të drejtë që të merrja premio.
SILVINJO-
I gjithë stafi i ri që pash janë shumë të mirë, një grup me shumë entuziazëm sepse janë ish-lojtarë të një niveli shumë të lartë. Kanë eksperiencë të madhe sepse kanë luajtur tek Barclona, në Angli, në Spanjë në Brazil. Në këtë këndvështrim kanë goxha eksperiencë dhe shumë besueshmëri, për këtë arsye një zgjedhje më të mirë nuk mund të bënte presidenti.
TOKA SHQIPTARE-
Unë rikthehem këtu si një person që ka kaluar shumë mirë në Shqipëri. Dua të shkoj në Shkodër pasi më ka mahnitur libri i At Zef Pëllumbit, por edhe në Krujë pasi kam lexuar “Daullet e Shiut” të Ismail Kadares. Aty kam kuptuar shumë për luftrat e popullit tuaj dhe trimërinë e Shqiptarëve që kurrë nuk e kanë ulur kokën dhe kam kuptuar që një Shqiptari i bezdis edhe miza kur i fluturon mbi kokë jo më pushtuesi.