Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Gazeta Exprees shkruan se sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet nga ora 13:00.
“Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim. Pas Osmanit, Chollet do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Chollet ka folur para gati një jave për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. I pyetur për çështjen e Asociacionit, Chollet ka thënë se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa i përket propozimit franko-gjerman, këshilltari i DASH ka thënë se është një drejtim të arritshëm, por se do të dojë shumë punë dhe vendime të vështira nga udhëheqësit e të dy vendeve.