Ekspertët britanikë dhe kinezë kanë zbuluar një arsye të rëndësishme që kontribuon në plakjen më të shpejtë sesa pasiviteti fizik dhe cigaret – vetmia.
“Kemi zbuluar se faktorët psikologjikë si vetmia dhe ndjenja e pakënaqësisë me jetën i shtohen moshës biologjike deri në 1,65 vjet, gjë që ka të njëjtin efekt në shëndet si pirja e 15 cigareve në ditë”, thotë studimi i publikuar në revistën “Ageing”.
Studimi
Vetmia nuk është vetëm një problem i shëndetit mendor, sipas studimit të fundit të kryer nga ekspertë të Universitetit Stanford të Britanisë së Madhe dhe Universitetit Kinez të Hong Kongut.
Pikërisht për shkak të kësaj vetmie ne plakemi më shpejt, deklaruan ekspertët dhe shtuan se nuk është për t’u habitur që nga fillimi i pandemisë, numri i njerëzve që ndihen të vetmuar është rritur me 7.2 për qind në mesin e popullatës së rritur.
Ekspertët kanë vlerësuar se muajt e dimrit janë periudha kur numri më i madh i njerëzve ndihen të vetmuar dhe të pakënaqur.
Siç raporton “Sun”, niveli i vetmisë në Britaninë e Madhe ka ardhur duke u rritur ngadalë që nga pranvera e vitit 2020, dhe midis prillit dhe majit, pesë për qind e njerëzve, që është rreth 2.6 milionë të rritur, thanë se ndjehen të vetmuar “shpesh” ose “gjithmonë”.
Siç shtojnë ata, problemi është se tani është radha e valës së dytë të vështirësive në fushën e shëndetit mendor, e cila rëndohet nga ndjenja se jemi në një krizë të përhershme.