Kur ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho, kapardisej nëpër studio televizive me një çantë të zezë dhe kërcënonte se aty kishte gjithçka për kundërshtarët e tij, kjo nuk ishte shaka.
Njerëzit e thjeshtë e lidhnin këtë veprim me dosjet e sigurimit për kundërshtarët politikë. Në fakt, mesazhi koduar ishte për biznesmenët dhe politikanët, të dhënat financiare të të cilëve ishin tashmë në dorën e kupolës së PS-së.
Vetëm pak kohë pasi socialistët erdhën në pushtet, aksioni i parë që bënë ishte një operacion sekret tek Tatimet.
Spartak Braho bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Ermal Beqiri dhe vëllain e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Panajot Gjiknuri, shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Dhe për tri ditë rresht kopjuan nga serveri bazën e të dhënave për të gjitha bizneset.
Në atë kohë Prokuroria zhvilloi hetime për këtë çështje që u katandis vetëm në ndëshkimin e disa firmave që kishin abuzuar me TVSH-në. Në fakt, të dhënat përfunduan tek kryeministri Rama dhe rrethi i tij i afërt.
Epoka e Ilir Beqajt
Në vitin 2015, përgjegjësia e mbrojtës së këtyre të dhënave kaloi nga Tatimet të AKSHI, një institucion që, në radhë të parë do t’i shërbente PS-së ( ju rikujtojmë patronazhistët dhe rrjedhjen e të dhënave për pagat e qytetarëve) ndërkohë që paguhej të zhvillonte shërbimet online për publikun.
Në periudhën 2014-2021 qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro, 881 transaksione, pagesa për AKSH-in për sigurinë e të dhënave.
Përgjegjës për të ndërtuar sistemet e shkëmbimit të të dhënave dhe ruajtjen e tyre ka qenë Ilir Beqja. Këtij iu hoq mandati, pikërisht për këtë arsye sepse ka marrë tendera ndërkohë që ishte deputet dhe ministër. Po ashtu Armand Frangu, ortak në kompaninë ABS ka përfituar plot 41 tendera publikë nga 2013 kur erdhi në pushtet e majta e deri më tani. Frangu është baxhanaku i Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Përpos tenderave me vlerë 15.6 milionë euro kjo kompani ka edhe 27 kontrata sekrete nga AKSHI me vlerë 850 mijë euro.
Dhe erdhi dita që hakerat iranianë morën të gjitha të dhënat tona nga e-Albania dhe nga disa banka të nivelit të dytë.
Ekspertët na tregojnë se gjithçka erdhi nga korrupsioni i shtetit me platformat e shërbimeve online që i ndërtuan dhe i mirëmbajnë këto kompani.
Konkretisht, njëra prej firmave që tashmë ka ndryshuar pronësi dhe identitet është “INTECH +”. E cila më herët ka qenë në pronësi të Ilir Beqajt. Por kur ai u bë ministër shiti fiktivisht aksionet tek Sokol Sinani.
Në vitin 2015 e në vazhdim, kjo kompani u mor me ndërtimin e sistemit “goverment gateway” që ka si funksion shkëmbimin e informacionit mes institucioneve.
Sipas të dhënave të prezantuara nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përmes kësaj platforme shkëmbehen të gjitha informacionet shtetërore, për çdo institucion. Pra, këtu përfshihet edhe Banka qendrore. Government Gateway është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ajo që teknikisht quhet “interoperabilitet”. Bazuar në të, është e mundur të integrohen të gjitha sistemet elektronike të brendshme të Qeverisë.
Bëhet fjalë për sistemin “Goverment payment Gateëay”. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e kësaj platforme është bërë përmes procedurave të klasifikuara “Sekrete”. Por të dhënat e Open Data Albania tregojnë se ky sistem është ndërtuar nga kompania INTECH +. Pas të cilës dihet tashmë se qëndron ish-eksponenti i qeverisë, Ilir Beqaj.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve, ky i fundit ka marrë 11 milionë dollarë, ku një pjesë janë për implementimin e këtij sistemi. Ky sistem është në formatin e-banking. Duke hyrë në këtë sistem, ku sipas një eksperti që konsultoi Gijotina.com, është dhe Banka qendrore e Shqipërisë, hakerat kanë ndjekur IP-të në netëork. Nga ky rrjet kanë dalë edhe IP-të e bankave të nivelit të dytë. Pasi këtë sistem e përdorin disa nga bankat e nivelit të dytë.
Pse dështoi hetimi?
Hetimet e Prokurorisë për sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, u drejtuan nga Bledar Valikaj, burri i nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT të qeverisë. Sikur vetëm të kishte marrë dhe ta fuste në dosje raportin e investigimit të Microsoft dhe të FBI-së, do të kishim një rezultat tjetër. Por, në fakt hetimet o de facto i ka drejtuar zj. Felaj sipas rekomandimeve të PS-së dhe të udhëheqësit Rama.
Kështu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Administratës Publike (DAP).
Kërkesa u bë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.
“Në rastin konkret, sipas akuzës, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP ( e kanë fjalën për Beqajn, por nuk guxojnë t’ia përmendin emrin) për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem. Pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al”.
Dhe kështu, ky prokuror i partisë e katandisi hetimin në verifikim shkeljesh të rregullores, kur në fakt aty fle korrupsioni i madh që degradoi platformën e-Albania.
Përse prokurori nuk e arreston drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajn dhe operatorin Ilir Beqajn (INTECH +), por merret me këta punonjës të thjeshtë.
E gjendur para kësaj shakaje që ka gatuar burri i Felajt, gjyqtarja e Tiranës, Ardiana Bera, ka rrëzuar me të drejtë kërkesën e organit të akuzës për hetimin e tyre në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Cili është Bledar Valikaj?
Përse nuk i është nënshtruar vettingut Bledar Valikaj, i emëruar prokuror në organin e akuzës së kryeqytetit me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë?
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku në përgjigjen e tyre ata shprehej se z.Valikaj. I cili më herët kishte qenë oficer i Policisë Gjyqësore (punë që përjashtohet nga vettingu) ka mbetur pa vetting.
Valikaj më 15 Prill 2019 kur u emërua nga KLP si prokuror ka mbajtur postin oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai u fut në sistem me anë të një vendimi gjyqësor dhe proces konkursi me ligjin e vjetër. Ku emërimi i tij për herë të parë u bë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili e kaloi prokuror në Kukës. Ish-presidenti i ndjerë Bujar Nishani refuzoi ta dekretojë këtë emërim dhe pas përballjes gjyqësore gjykata i dha “të drejtë” Valikajt.
Se sa i plotë është hetimi i sulmit kibernetik, këtë e tregon fakti që vazhdon nxjerrja në publik e të dhënave të qytetarëve dhe bizneseve (së fundmi ato të një banke të nivelit të dytë). Ky sulm ka nisur në vitin 2013. Në serverin e Tatimeve dhe ka vazhduar çdo vit deri në këto çaste duke degraduar shtetin dhe pasuruar hierarkët e PS-së. Duke fuqizuar patronazhistët dhe goditur opozitën.
Lexo edhe: Deputetët e opozitës revoltohen me Felajn: Situata degradon sa herë uleni ju aty