Maturanët që kanë përfunduar shkollën e Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë nuk janë të pajisur me kartonin e diplomës duke i penalizuar ata të regjistohen pranë universiteve nëse janë shpallur fitues në fazën e parë.
Drejtori i kësaj shkolle Alfred Bozhiqi tha jashtë kamerës se furnzimi i pjeshëm të tyre që do të nis shpërndarjen menjëher por nuk dha detaje përse është krijuar kjo situatë.
Nora Malaj: Kartoni ka shkuar në Drejtorinë Arsimore, do t’i lutem drejtorave të shkollave profesionale, ata që nuk janë pajisur të bëjnë pajisjen në mënyrë që të mos penalizohen maturantët për zgjidhjen e problemeve dhe për të vazhduar atë që quhet faza shumë e rëndësishme e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.