Al Nassr në Arabinë Saudite nuk do ndalet vetëm te Cristiano Ronaldo. Klubi me bazë në Riad është në kërkim të Sergio Busquets, duke i bërë një ofertë të majme kapitenit të Barcelonës.
ESPN bën me dije se drejtuesit e klubit i kanë ofruar 13 milionë euro në sezon 34-vjeçarit, për ta bindur të hedhë firmën në kontratë.
Pasi u tërhoq nga kombëtarja e Spanjës, Busquets duket se do tundohet për një aventurë të re jashtë La Ligës, aty ku do përfitojë shumën e majme në sezon.
“Ai ka një kontratë deri në qershor dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”, tha së fundmi trajneri i Barcelonës, Xavi. Duket se Busquets në fundin e sezonit do largohet falas nga Barça.