Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi që bashkë me të birin, Havie vodhi mbi 120 mijë eruo në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi thotë se sot e ka kaluar ditën me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Dobi shprehet se Manja i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.
Ai pretendon se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe se gjithçka që ka bërë ia ka mësuar e ëma, ndërsa për gruan thotë se duhet të dënohet.
“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën,”- tha ai.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.