Historitë me ‘pastrueset hajdute’ nuk nisën në vitin 2022 në shëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi (Çiko). Një tjetër denoncim për sanitaren ka bërë edhe Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi, në vitin 2019. Gjyqtarit i ishin vjedhur 6 milionë lekë të reja në banesë. Për vjedhjen u akuzua një zonjë me emrin Roza Rustemaj, nga qyteti i Cërrikut, por banuese në Vlorë. Roza Rustemaj punonte në të zezë si pastruese në disa shtëpi dhe hotele në Vlorë, mes tyre dhe në banesën e marrë me qira nga gjyqtari i Apelit Vlorë, Sokol Ngresi.
Rustemaj kishte punuar për 12 vite rresht në shtëpinë e Ngresit, ky fakt i deklaruar prej tij në kallëzimin e bërë në prokurori. Dhe, në atë kohë, në vend që prokuroria të merrte të pandehur gjyqtarin për punësim në të zezë dhe për mbajtjen e shumave të parave jashtë sistemit bankar më shumë se sa limiti i parashikuar në ligj për zyrtarët, akuzoi pastruesen.
Çështja u regjistrua në prokurori, ku dhe gjyqtarja e çështjes Herila Çela, vendosi së pari masën e “arrestit në burg” për zonjën Rustemaj që paguhej 20 mijë lekë të reja për pastrimin që bënte në banesën e Ngresit. Ajo u dënua me tetë muaj burg, ndërsa paratë e mbajtura nga Ngresi në shtëpi nuk u verifikuan asnjëherë.
Ndërsa sot, për rastin e ish-zyrtares Klosi, Prokuroria ka nisur verfikimin e të ardhurave të saj. Faqja zyrtare e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk është e aksesueshme, ndaj dhe për momentin nuk ka një deklarim të pasurisë së saj. Klosi bëri denoncim kur vuri re se në banesën e saj mungonin 120 mijë euro dhe bizhuteri të shumta floriri. Për këtë vjedhje janë vënë në pranga pastruesja dhe djali i saj, Rozeta dhe Havier Dobi.