Bashkëshortja e futbollistit të ndjerë Gianluca Vialli, Cathryn i ka përlotur të gjithë në prononcimin që ka bërë për “La Gazzetta dello Sport”. Ajo u shpreh se Vialli ishte sportis shumë i talentuar dhe mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur.
“Ai ishte një sportist shumë i talentuar dhe mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur. Jemi të shkatërruar. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë”.
Një fletë e bardhë e shkruar me kompjuter, i njëjti mesazh në anglisht në italisht, dërguar gazetarit Andrea Ramazzotti. Rreth Cathryn motra e saj Deborah dhe binjake e saj Libby. Pikërisht kjo e fundit, teksa doli nga shtëpia e saj në lagjen Chelsea, ka dashur të ritheksojë:
“Nuk është momenti i duhur për të folur sepse sot është një ditë e trishtuar. Djali im jeton në Itali dhe më tha se ka emocion të madh për humbjen e Gianluca-s. Ai ishte një person i madh, jo vetëm një sportist i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një njeri me një histori për të treguar: me guximin dhe fjalët e tij ai dërgoi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që po luftojnë kundër kancerit”.