SHBA dhe BE dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe BE dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë

13:44 | 07/01/2023
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se SHBA-ja dënon plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë. Ai tha gjithashtu se janë “mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin”.

Hovenier e ka bërë këtë deklaratë të shtunën pasi mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë”.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka dënuar plagosjen e dy të rinjve në këtë komunë dhe ka kërkuar që autoritetet që ta hetojnë rastin.

“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje”, ka shkruar ai në Twitter.

Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Lidhur me rastin PK ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha dje se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka bërë thirrje për dalje në protestë pas plagosjes së dy të rinjve serbë në këtë komunë.

Ai ka shkruar më 7 dhjetor në rrjetin social Facebook se protesta do të mbahet të dielën në ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ndaj incidentit në Shtërpcë kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.

Edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar kanë dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe./REL

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Luizi kujdeset për Kiarën, i dërgon ushqimin –

Luizi kujdeset për Kiarën, i dërgon ushqimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO) –

23:17 | 21/01/2026

Bajerni & Liverpuli marshojnë si pretendentë, Çelsi vuajti për fitoren (VIDEO) –

23:13 | 21/01/2026
Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes –

Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes –

22:49 | 21/01/2026
Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump –

Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump –

22:13 | 21/01/2026
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit –

Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit –

21:55 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO) –
  • Bajerni & Liverpuli marshojnë si pretendentë, Çelsi vuajti për fitoren (VIDEO) –
  • Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes –
  • Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump –
  • Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit –
  • Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO) –
  • Bajerni & Liverpuli marshojnë si pretendentë, Çelsi vuajti për fitoren (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com