Duket se po kalon një moment jo shumë të mirë në këtë sezon Manchester United, por rezultatet e saj larg pritshmërive nuk kanë ndikuar aspak në ndjekjen e skuadrës nga tifozëria e saj.
Është krejtësisht ndryshe këndvështrimi i futbollit në Angli, ndoshta ndryshe edhe nga pjesa tjetër e Europës.
Në një përllogaritje të fundit të mesatares së ndjekjes së skuadrës së tyre gjatë vitit 2022, skuadra e “Djajve” kryeson këtë klasifikim të çuditshëm me mbi 73,000 tifozë për ndeshje, duke lënë pas Barcelonën me mbi 71 mijë tifozë për ndeshje.
Tingëllon e çuditshme që në vendin e tretë, ndoshta nuk është një ndër skuadrat që ka fituar trofe në vitet e fundit dhe me gjasë nuk bën pjesë ndër klubet elitare në futbollin europian, megjithatë kur bëhet fjalë për tifozë, “Muri i verdhë”, i tifozëve të Dortmundit e bën të mundur që skuadra gjermane të lërë pas rivalen më të madhe dhe padyshim më të fortë të Bundesligës Bayernin, me 62 mijë tifozë për ndeshje që e rendisin këtë skuadër në vendin e tretë, kundrejt 60.000 tifozëve që lënë në vendin e pestë kampionen e Gjermanisë.
Në Top10-shen e këtij klasifikimin futen edhe dy skuadrat e Milanos, edhe pse në fundin e saj, në vendin e nëntë Interi me 58 mijë tifozë dhe në të dhjetin me 57 mijë Milan, kampionia e Italisë.