Edhe pse viti i ri 2023 sapo ka hyrë, futbolli karakterizohet ende nga histori të vjetra. Trajneri i Interit Simone Inzaghi vijon të mos i besojë Kristjan Asllanit, asnjë minutë, as në sfidën e fundit kundër Napolit. Talenti kuqezi u transferua në Milano për të qenë zëvendësuesi i Brozovic, por Inzaghi ndryshoi qasje dhe skemë në mungesë të kroatit duke preferuar të hedh në fushë nga minuta e parë Calhanglu në atë rol, ndërsa një fanellë titullari i ka dhuruar edhe Mkhitaryan, duke i besuar më shumë eksperiencës së armenit, zgjidhje këto që në fakt i kanë dhënë të drejtë.
Në këto kushte, duke pasur gjithnjë e më pak minuta dhe me të ardhmen që nuk pritet të ndryshojë balancat, Asllani po mendon realisht për të gjetur një tjetër skuadër. Pjesa më e madhe e mediave italiane bashkohen në këtë pikë, Asllani mund të largohet gjatë merkatos së janarit në formë huazimi, por mediat ndahen kur bëhet fjalë për destinacionin e tij të ri.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Paulo Maldini, me drejtorin sportiv të Milanit që sheh tek Asllani përforcimin ideal për mesfushën. Në fakt, Maldini e kërkoi Asllanin edhe gjatë merkatos së verës, përpara se ish mesfushori i Empolit të zgjidhte Interin. Corriere dello Sport, shton se në garë për të siguruar shërbimet e Asllanit janë edhe Lazio e Fiorentina, dy ekipet që u interesuan për të edhe gjatë verës.