Dorëzohet në polici një nga dy vëllezërit Bludaj, të dyshuar për vrasjen me armë zjarri të kushëririt të tyre në fshatin Gjuraj.
Burimet bëjnë me dije se është vetëdorëzuar shtetasi Luigj Bludaj, ndërsa mbetet ende në kërkim i vëllai, Çesku.
Dy vëllezërit akuzohen për vrasjen e 31-vjeçarit, Gjok Arra, të enjten.
Sipas burimeve në vendngjarje, autorët së bashku me viktimën kanë qenë duke qëndruar në shoqërinë e njeri – tjetrit në një lokal të fshatit, ku edhe kanë konsumuar pije alkoolike. Gjithçka duket se ka nisur aty, ku debati mes palëve ka degjeneruar fillimisht në ofendime e ngritje zëri, e më pas në përdorimin e armëve.
Dyshohet se mes tyre çështja e pronësisë ka qenë burim konflikti i mëparshëm, e që ka vijuar edhe këtë të enjte deri në aktin final, kur është përdorur arma e zjarrit ndaj të afërmit të tyre.
/oranews