Pele padiskutim është ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, në mos më i miri që ka njohur sporti më popullor në botë.
Por, cilat janë 10 fakte nga jeta e legjendës braziliane.
- Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958.
- Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.
- Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.
- Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.
- Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës.
- Rekordi, që Pelé e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron.
- Në Kupën e Botës 1970, Pelé regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror.
- Pelé është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022.