Duka premton investime në futbollin e femrave për vitin 2023 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka premton investime në futbollin e femrave për vitin 2023

13:00 | 30/12/2022
në Sport
0

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Projekti “Futbolli për Kombin”, finalja e UEFA Conference League dhe investimet në infrastrukturë janë kryefjalë e mesazhit të presidentit të FSHF, Armand Duka për festat e fundvitit pas 12 muajve kalendarikë që kaluan jo me pak polemika për shkak edhe të zgjedhjeve për kreun e ri të këtij institucioni.

Mes të tjerash, Duka u ndal më pas edhe te fokusi i vitit 2023 duke theksuar se investime të mëdha do të ketë edhe për futbollin e femrave dhe atë të fëmijëve.

Mesazhi i plotë:

Të dashur futbollistë dhe futbolliste, fëmijë, trajnerë, mjekë e përgatitës atletik, zyrtarë e drejtues klubesh. Shumë të dashur tifozë që na mbështesni kudo që ndodheni, mbërritëm në fundin e vitit. Ne në Federatën Shqiptare të Futbollit kemi ç’të themi ndërsa bëjmë bilancin e këtij viti dhe kemi të qartë se çdo të presim në vazhdim.

E filluam me debate dhe polemika të dëmshme për futbollin. Por kuptuam gjithashtu se kur qëndrojmë të gjithë bashkë, është shumë e vështirë për këdo, politikan, qeveri apo komunitet jashtë nesh, të mund të na përçojë energji negative.

Unë personalisht, si president i Federatës, do ti shpenzoja të gjitha energjitë e mia dhe stafit e komunitetit që përfaqësojmë në zhvillimin e futbollit, dhe këtë bëmë.

E filluam vitin me lançimin e strategjisë “Futbolli për kombin” një dokument i plotë me pikësynimet se ku duam të mbërrijmë në katër vitet e ardhshme. Objektiva të vështira për shumëkënd, por ne, duke qenë të vetëdijshëm për rolin dhe fuqinë tonë në shoqëri dhe kapacitet tona, jemi të bindur se do ta realizojmë plotësisht atë.

E vazhduam në maj, me ngjarjen më madhështore sportive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, kur UEFA, (me të drejtë) pas një pune serioze të Federatës shqiptare të futbollit, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera dhe në veçanti me qeverinë, na besoi finalen e madhe të Conference League.

Sytë e miliona qytetarëve në botë u drejtuan drejt “Air Albania Stadium” ku u luajt një finale e parë mes ekipit të Romës dhe Fejnordit. Fishekzjarret e festës, shkëlqimi i 25 majit, është me të drejtë një “kartolinë krenarie” për atë që kemi arritur të bëjmë si komunitet. Një aktivitet magjik që nderoi Shqipërinë dhe shqiptarët, duke marrë vlerësime maksimale nga UEFA dhe i gjithë opinionin publik ndërkombëtar. Ne ja dolëm. Edhe njëherë Shqipëria e futbollit tregoi para të gjithë botës se është e denjë të jetë në podin e më të mëdhenjve.

Miq të familjes së madhe të futbollit,

Inauguruam “Kukësi Arena”, stadiumin “Partizani”, stadiumin “Vora”, ndërtuam fusha të reja në Kukës, Durrës, Lushnje, Tiranë, Shkodër, Luz, Orikum si dhe përmbyllëm me sukses punimet në “Shtëpinë e Futbollit shqiptar”. Investime të jashtëzakonshme, madhore, dikur një ëndërr, por sot, një realitet i prekshëm nga futbollistë dhe futbolliste që luajnë çdo javë në këto terrene. Një falënderim shkon për të gjitha Bashkitë dhe klubet që u bënë pjesë e projektit të 100 fushave si dhe Qeverinë shqiptare, që ishte partneri i FSHF-së në ndërtimin e stadiumit Kukësi Arena, një xhevahir infrastrukturor që i bashkohet kolanës së 2 stadiumeve të tjera që kemi ndërtuar së bashku.

Por jo gjithçka shkoi siç ne do të dëshironim. Ekipi Kombëtar, që vinte pas një fushate kualifikuese të shkëlqyer për Kupën e Botës, nuk i përmbushi pritshmëritë dhe objektivat e paracaktuar në Ligën e Kombeve. Sigurisht që kjo solli zhgënjim, mërzi dhe kritika, ashtu siç ndodh gjithmonë në sportin magjik të futbollit pas çdo mospërmbushje objektivash. Por tani është koha të shohim përpara, të bashkuar, ashtu si në 2016-n, skuadër, drejtues, tifozë, media dhe opinion publik, ne mund të arrijmë në 2023 rezultate të shkëlqyera dhe ta rikthejmë Shqipërinë në finalet e një Kampionati Europian. Koha ka treguar se kur ka përkushtim, sakrifica dhe vendosmëri, nuk ka objektiva të paarritshme.

Prioriteti jonë i madh, futbolli i vajzave, këtë vit shënoi arritjet më të mëdha në historinë e tij. Ekipi Kombëtar regjistroi rekordin e pikëve të marrë në një fushatë kualifikuese për Kupën e Botës, duke na konfirmuar edhe njëherë se investimet tona për vajzat po japin frytet e veta. Vllaznia, kampionia e Shqipërisë, si kurrë më parë në histori arriti në fazën e grupeve të Champions League, duke thyer çdo rekord me renditjen në 16 klubet më të mira të Europës. Një arritje që padiskutim na bën krenar e na nxit të investojmë gjithmonë e më shumë. Këtë vit, krijuam ekipin Kombëtar U-15 për vajza, një tjetër objektiv i rëndësishëm i strategjisë “Futbolli për Kombin”. Kjo skuadër, është produkt i punës së bërë me ekipet U-13 të vajzave dhe skuadrat e ngritura në shkollat 9-vjeҫare. Strategjia jonë po fillon të japë rezultate, siç e konfirmon edhe arbitrimi i vajzave. Për herë të parë një vajzë shqiptare  arbitroi në finalet e një Kampionati Europian. Nuk do të ndalemi, deri kur futbolli i vajzave të arrij në maja, sepse ne u jemi borxhli vajzave të futbollit. Do të mbështesim pa kursim ëndrrat dhe pasionin e tyre për sportin më të bukur në botë.

Fëmijët janë e ardhmja e një Kombi, padiskutim që edhe në futboll është e njëjta logjikë. Fokusi jonë kryesor dhe buxhetet tona më të mëdha prej vitesh i dedikohen futbollit të bazës, fëmijëve të këtij vendi, për t’i dhënë ditë pas dite më shumë mundësi dhe kushte më të mira për të luajtur futboll. Ne iniciuam projektin “Uniforma Ime”, një projekt i cili i jep çdo të të riu dhe të reje setin e nevojshëm që duhet për të luajtur futboll. Nga ky vit, Federata Shqiptare e Futbollit është partner direkt mijëra familjeve shqiptare. Ky ishte viti i parë, vetëm fillimi. Efektet janë ndjerë që këtë vit ku kemi mbi 1 mijë fëmijë më shumë që luajnë futboll. Një rrugë e gjatë është përpara. Ajo që në finishin e saj ka objektivin për të krijuar ambientin perfekt për çdo të ri dhe të re që afrohet te sporti jonë magjik.

Miqtë e mi,

Janë vetëm muajt e parë të fillimit të këtij mandati katër vjeçar. Të tjera sfida na presin në vitin që vjen. Po punojmë me profesionalizëm me partnerët tanë Uefa dhe Fifa që të garantojmë më shumë aktivitete ndërkombëtare në vend. Për shkak të seriozitetit tonë, dhe aftësisë që kemi treguar për të menaxhuar aktivitete të tilla, për vitin 2023 na janë besuar dhjetë turne ndërkombëtare për futbollin e vajzave, apo djemve, në mosha të ndryshme. Një ndër to, Elite Round i Kombëtares U-17 që arriti një kualifikim të rëndësishëm duke u përballur e konkurruar denjësisht me ekipe të rëndësishme si Suedia, Kroacia e Uellsi. Rezultate këto që treguan edhe njëherë se futbolli shqiptar është në drejtimin e duhur dhe me moshat po bëhet një punë shumë e mirë.

Investimet në infrastrukturë do të mbeten një prioritet i domosdoshëm edhe në 2023-in. Jemi duke mbështetur çdo bashki që ka në fokus zhvillimin e futbollit, në ndërtimin e fushave të reja.

Kemi shtuar kurset e trajnimit në shumë sektorë me lektorë ndërkombëtarë, për të gjithë ata që duan të vazhdojnë dijet e tyre në fushën e mësimdhënies në sportin e futbollit.

Projektet “Uniforma Ime” dhe “Topi Yt” do të jenë aktiv edhe në vitin që vjen, si një burim i sigurt suporti financiar për të gjithë fëmijët që do të luajnë futboll.

Në organizimin e brendshëm, pakkush e di se Federata Shqiptare e Futbollit organizon 571 ndeshje në javë në të gjitha kategoritë. Janë me qindra futbollistë profesionistë, dhe po ashtu qindra arbitra në të gjitha nivelet që suportohen financiarisht nga Federata.

Ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalen dhe të gjithë bashkë, do të shijojmë frytet e punës sonë të madhe, pse jo, dhe të shpresojmë për më shumë sukses në ndeshjet e Kombëtares tonë për kompeticionin e radhës.

Miq të botës së futbollit dhe jo vetëm,

Duke qenë pak orë larg nga viti 2023 dua t’ju uroj sa më shumë gëzim në familjet tuaja kudo që ndodheni. Falënderoj me zemër këdo që merr kohë dhe mendon për lojën e bukur të futbollit, qofshin këta profesionistët e fushës, apo edhe tifozët e tribunave.

Gëzuar Vitin e Ri, qoftë ky një vit sa më i mbarë dhe i shëndetshëm për të gjithë.

Uroj që së bashku në 2023-shin përmes futbollit të përjetojmë emocione dhe arritje të mëdha.

Gëzuar!

https://www.youtube.com/watch?v=efJS6CQe1XE

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Bisedimet për kandidatët, Berisha refuzon Alibeajn: Nuk njoh… –

Bisedimet për kandidatët, Berisha refuzon Alibeajn: Nuk njoh... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com