Shefi i OKB për të drejtat e njeriut Volker Türk ka kritikuar Britaninë e Madhe përsa i përket dërgimit të emigrantëve azilkërkues në Ruandë. Sipas tij, kjo skemë është problematike nga pikëpamja etike. Türk paralajmëroi se plane të tilla në të kaluarën shkaktuan keqtrajtimin e refugjatëve.
Volker Türk gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si të drejtë, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë e kushtueshme ” dhe nuk ka gjasa të funksionojë.
“Ju nuk mund t’i kaloni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Türk.
“Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët.”
Gjykata e Lartë britanike vendosi në fillim të dhjetorit se plani i konservatorëve për të dërguar emigrantët në Ruandë ishte i ligjshëm, duke hedhur poshtë një kërkesë nga azilkërkuesit, organizatat bamirëse dhe një sindikatë e zyrtarëve kufitarë për ta ndaluar atë.