Nënë e bir dhe kamarieri i një hoteli në Shkodër përfunduan në spital pasi konsumuan ujë. Policia bëri me dije sot se 41-vjeçarja Alma Zeqiraj dhe djali i saj i mitur 14 vjeç banues në Malësi të Madhe, si dhe një prej kamerierëve, 30 vjeç, u paraqitën në spitalin e Shkodrës rreth orës 23:30 të datës 28 dhjetor.
Për shkak të gjendjes më të rënduar, nëna dhe djali janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe tashmë gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.
Gjithashtu lidhur me ngjarjen pati edhe një reagim nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Një deklaratën e tyre, UKSH-ja shprehet se të tre personat kanë konsumuar ujë të ambalazhuar.
Ndërkohë bëhet me dije se Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimor ka marrë mostra të ujit që përdoret në lokal për të kryer analizat që do të nxirrnin nëse është i ndotur ose jo. Sipas bluzave të bardha në spitalin e Shkodrës, të helmuarit kanë pasur djegie në ezofag dhe në stomak, duke lënë të hapura dyshimet se shishja e ujit mund të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet.
Sipas ujësjellësit të Shkodrës, cilësia e ujit është monitoruar periodikisht nga specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe deri në përfundim të hetimeve hoteli është mbyllur.
Së fundmi raportohet se ISHP ka bërë analizat e ujit të rubinetit dhe mësohet se uji ka dalë pa baktere.