Ka përfunduar me rezultatin 1 me 3, përballja mes Leeds United dhe Manchester City, në “Elland Road”.
Djemtë e Guardiolas nuk ngurruan të tregonin forcën e tyre që në fillimin të lojës, por një Ivan Meslier në formë prishi festën e “qytetarëve”, të paktën deri në minutën e 47’, ku pas një kundërsulmi të furishëm dhe një rrëmuje në zonë, Rodri shënon dhe kalon të tijët në avantazh.
Pjesa e dytë nisi njësoj si e para, por këtë herë Meslier nuk kishte ç’të bënte kundër sulmuesit më të mirë në Botë, për momentin, Erling-Braut Haaland, i cili me një dopietë në minutat 51’ dhe 64’, i dha goditjen e “knock-out”-it, ish-skuadrës së babait të tij.
Leeds do të linin “gjurmën” e tyre, në këtë ndeshje, teksa në minutën e 73’, Struijk shënoi golin e nderit për vendasit, por pa ndryshuar aspak rrjedhën e lojës.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 35 pikëve dhe rimerr vendin e dytë, 5 pikë më pak se Arsenal, që ndodhet në krye të tabelës që prej javës së parë.