Ka përfunduar me rezultatin 2 me 1, përballja mes PSG dhe Starsbourg, në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris, rezultat ky që padyshim pritej duke llogaritur grupin e lojtarëve, që parizienët kanë në dispozicion.
Parisi e nisi me vrull këtë përballje dhe arriti të shënonte që në minutën e 14’, pas një goditje këndi ku Marquinhos kërceu më lart nga të gjithë, për të mposhtur portierin kundërshtar.
Mirëpo, ndeshja nuk mbaroi aty, pasi me startimin e pjesës së dytë, me konkretisht në minutën e 53’, do të ishte po Marquinhos që shënonte sërish, por këtë herë në portën e tij, duke i dhuruar barazimin kundërshtarëve.
Ndeshja mund të thuhet se “u mbyll” në minutën e 63’, ku Neymar u “përzu” nga fusha, pas kartonit të kuq, të dhënë nga arbitri Turnip, por një penallti e akorduar në minutë e 94′, u kthyer në gol nga Kylian Mbappe.
Edhe pse nuk arriti dot të merrte 3 pikë të plota, PSG është sërish në vendin e parë në Ligue 1 dhe ndodhet në një pozicion mjaft komod, ku ka grumbulluar plot 42 pikë, 6 më shumë se Lens i vendit të dytë.