Në prokurorinë e Korçës më 12 dhjetor ka bërë kallëzim një qytetar. Ai ka patur një pronë në Voskopojë dhe dontë që të ndërtonte hotel në të. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, njëkohësisht ish-drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant.
Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1000 000 lekë. Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme,9 mijë si fillim dhe më pas 28 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milionë euro për të ndërtuar një bujtinë.
Një tjetër qytetar nga Korça sipas Prokurorisë se Korçës i ka dhënë Sterjos 160. 000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro.
Pas disa muajsh denoncuesi, i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte ne 4.5 milion euro.
The post “Zhvaste” qytetarët, si u kap ish-drejtoresha e Bashkisë Tiranë appeared first on 27.