Pezullohen nga detyra dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Elbasanit. Vendimi është marrë nga drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Bëhet fjalë për efektivët Ervis Hasa dhe Redi Mato. Mësohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ervis Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me Redi Maton, 23 vjeç gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.
Gjatë konfliktit, Redi Mato në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë Ervis Hasën, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, sipas Klan News, efektivët dyshohet të jenë përfshirë në konflikt për një vajzë.