Brentford dhe Tottenham kanë hapur Premier League pas pushimit të Kupës së Botës.
Në minutën e 15-të, të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Janelt. Frika për Tottenham u ngjall në minutën e 43-të, ku Toney shënoi golin e dytë, por VAR e anuloi për pozicion të parregullt.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Brentford, ku në minutën e 54-të ishte Toney i cili dyfishoi shifrat dhe këtë herë nuk mund ta ndalte VAR-i. Ndeshja fillioi të kishte tensione, ku nuk munguan as kartonat e verdhë.
Shpresa për ekipin e Conte ngjallet në minutën e 65-të, ku Lenglet asiston për Kane dhe shënon golin e ngushticës. Tottenham nuk dorëzohet, pasi në minutën e 71-të ishte Hojbjerg i cili barazon shifrat në 2-2.
Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Brentford në vendin e nëntë me 20 pikë.