Pas reperit Getinjo dhe modeles Vivien Frroku, duket se një tjetër çift i ri është në horizont brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Bëhet fjalë për Andi Artanin dhe Gresa Hotin.
Së fundmi ish-konkurrenti i Për’puthen nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë dhe ka qenë pikërisht modelja simpatike ajo e cila i ka qëndruar pranë.
Jo vetëm kaq, ajo mbrëmjen e djeshme është shtrirë në shtratin e Andit ku nuk kanë munguar edhe disa puthje dhe përqafime. Me një kujdes të tillë e sigurt që Artani do të shërohet shumë shpejt.
Është akoma herët për të thënë se dyshja jenë çifti i radhës, por ndjekësit duket se i pëlqejnë Andin dhe Gresën bashkë bazuar në komentet e tyre poshtë videos ku duket dyshja së bashku në faqen zyrtare të “BBVK” në Instagram.
Më herët kujtojmë që Gresa Hoti u përfol për një romancë me Arkimed Lushën, i njohur si Stresi. Mirëpo ky i fundit hodhi poshtë çdo dyshim kur e ftoi modelen në një darkë romantike disa ditë më parë pikërisht për t’i kërkuar ndihmë të ribashkohet më ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.
“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.