Vendoset gjendja e jashtëzakonshme në Shkup dhe tre qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut. Masa është ndërmarrë për të mbrojtur banorët nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit.
Si rrjedhojë sot nuk është zhvilluar asnjë ngjarje sportive dhe nuk do të mbahet për sa kohë që nivelet e ndotjes janë të larta. Gjithashtu janë pezulluar dhe aktivitetet e organizuara në natyrë.
Ndërkohë duke filluar nga nesër, puna ndërtimore do të kufizohet në gjashtë orë.