Kur u lidha më tha se nëse do ndahesha nga ai do më vriste me thikë”. Kështu e nis rrëfimin në polici një nënë e re e cila më shumë se sa paralajmërim, e kishte marrë si shprehje dashurie këtë frazë të partnerit. Kjo, të paktën deri ditën kur në mes të një grindjeje, bashkëshorti nxori thikën dhe ia drejtoi asaj. Në dosjen që iu tregua Gazetës “Si”, thuhet se i riu F.C u denoncua për dhunë në familje në krye një një martese që zgjati pak kohë dhe që në fund u mbyll me kërkesë të denoncueses.
Raporti si cift
Marrëdhënia në çift – bën me dije policia – u përkeqësua pas lindjes së djalit . “Kishim një marrëdhënie të mirë pavarësisht se në fillimet e lidhjes më kishte njoftuar se nëse do ta mendoja ndonjëherë ndarjen do më vriste me thikë. Por së fundmi patëm shumë konflikte dhe kur po debatonim ka marrë thikën dhe më kanosi duke më kujtuar se më kishte paralajmëruar”, shprehet e reja në polici. Ditën e fundit çifti ishte konfliktuar me mesazhe në telefon, mbasi kryefamiljari ishte larguar për në punë dhe gruaja po e pyeste se ç’po bënte.
“Po vonohej të më përgjigjej dhe vura re që po më gënjente për disa gjëra familjare dhe e pyeta përse gënjente? Pastaj i thashë se do ikja te mamaja por F. u përgjigj që nuk duhet të shkoja. Mora djalin dhe i thashë mamasë të më dilte përpara. Kur isha pranë banesës më doli burri përpara në rrugë, por me shpejtësi u takova me nënën dhe ia lashë djalin në krahë. Ai tentoi të marrë djalin nga krahët e nënës por nëna ime nuk e lëshoi”, tregon në vazhdim gruaja. Ajo shprehet se e shqetësuar vrapoi për t’u mbyllur në dhomën e saj. “F. u kthye në shtëpinë e prindërve të mi dhe dëgjova mamanë që i tha përse ke ardhur me thikë? Telefonova menjëherë policinë që kur mbërriti ia gjeti thikën në brez”.
Thika ne brez
“Kur u kthye i binte derës me nerva. F. e kishte thikën në brez dhe nga frika njoftova djalin e madh. Pas kësaj ai nga frika e ka hedhur thikën poshtë një makine, por dua të them se kur i binte derës ku kërkonte të shoqen dhe djalin e mbante thikën në dorë”, përmend për policinë nëna e denoncueses.
“Nuk kisha qëllim ta vrisja. Nga nervat kapa thikën dhe nuk kisha për qëllim as kërcënimin apo ndonjë gjë të keqe ndaj saj. Ne kemi pasur disa herë debate për shkaqe të ndryshme, njëra ndër to sepse vjehrra ndërhyn në jetën tonë si cift dhe në lidhjen tonë. Kam dyshuar përherë se vjehrra kërkonte të na ndante”, shprehet F. tashmë i arrestuar nga policia e Tiranës. Ai këmbëngul se e shoqja ndryshonte sa herë që fliste me të ëmën dhe se bëhej më kërkuese ndaj tij dhe nuk e respektonte. “Kisha vënë re se kur zihej me të ëmën, ajo e normalizonte marrëdhënien dhe nuk grindjej me mua. Shkonim mirë me njëri-tjetrin dhe më respektonte dhe më dëgjonte dhe nuk më shante. Herët e tjera kthehej i njëjti njeri, përbuzës dhe duke mos përfillur asgjë që bëja për të dhe fëmijën tonë”, justifikohet i riu.
Policia
Pavarësisht se shfaqet i penduar para uniformave blu, ai nuk i ka shpëtuar prangosjes. Policia bën me dije për Gazetën “Si” se pas kësaj gruaja e re ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar. “Isha me nerva, të gjithë gabojnë. Nuk ka kush na ushqen sepse vetëm burri punon. Ju lutem lirojeni”, lutet nëna e foshnjës. Një kërkesë e tillë nuk u pranua, tha policia.
E njëjta gjë i ndodhi dhe një shtetaseje tjetër, e cila kur i shoqi u kthye vonë në shtëpi, i kishte kërkuar llogari se ku kishte qenë. “Gjatë debatit shtetasja A.P. e ka kërcënuar burrin se do ta lërë, pasi nuk mund të vazhdonin më kështu, por më pas ai është çuar nga krevati dhe ka filluar ta shajë. Ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë një thikë buke me dorezë të zezë dhe është nisur drejt saj. I ka thënë “do të therr”, shkruhet në procesverbalin e policisë. Grindja mes të rinjve u shua me ndihmën e prindërve që kanë ndërhyrë. “I thashë tim shoqi po m’i lë fëmijët rrugëve. Ngele duke marrë makinën dhe largohesh nga shtëpia pa adresë”, thotë gruaja.
“Nusja ishte xheloze”
Por prindërit e të riut dalin në krah të tij. Sipas tyre nusja ishte xheloze dhe kërkonte të dominonte çdo veprim të djalit. “E pyeti ku kishte qenë dhe ai iu përgjigj që kishte qenë te berberi. Pastaj ajo e pyeti se ku kishte qenë gjithë ditën, pse nuk kishte qenë as në drekë. Ai i tha se kishte pasur punë. Ajo e pyeti pse nuk ia kishte hapur telefonin dhe djali iu përgjigj: ik moj lopë”, shprehen vjehërrit e gruas. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe i akuzuari, sipas të cilit provokimet e gruas dhe marrja në pyetje prej saj, kishin si burim xhelozinë
Por edhe kur i tradhëtojnë partneret e tyre, burrat bëhen dhunues. Një i ri, A.T. është arrestuar, pas disa muajsh debatesh me bashkëjetuesen e tij, e cila kishte zbuluar tradhëtinë. Historia e dy të rinjve e nisur që në gjimnaz, u kris përfundimisht ditën kur nga një “verifikim rutinor” në telefonin e bashkëjetuesit, E.T. gjeti fotografitë nudo të një vajze të panjohur. Realisht ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë nën frikën e ndarjes dhe etheve të xhelozisë për të cilën ajo kreu kërkime. Në fund, i ishte lutur partnerit që të të hiqte dorë prej vajzës tjetër. Kjo gjë nuk ndodhi, kështu që në fund ishte gruaja që u dorëzua.
Vajza e re
E reja tregon se e kishte nisur kërkesën e llogarisë ndaj partnerit me miratimin e prindërve të të dyja palëve. Ishin telefonatat e dyshimta që A.T. kryente fshehtas dhe varësia nga telefoni që i dhanë studentes alarmin e parë. Duke mos rënë në sy se sapo kishte nisur investigimin e reja vendosi të ishte më e vëmendshme.
“Në fillim i kapa telefonatat me një femër tjetër. Kjo ndodhi në korrik 2021 dhe në dhjetor po të të njëjtit vit patëm debat të fortë. Im shoq donte të ndahej dhe në këtë pikë u përfshinë edhe prindërit tanë. Martesa jonë është kryer pa celebrim. Në qershor 2022 në telefonin e A.T. gjeta fotografitë e një vajze tjetër nudo dhe i kërkova shpjegime”, tregon studentja.
I akuzuari për dhunë nuk i ka dhënë askujt shpjegime për historinë paralele e madje sapo ka mbetur vetëm për vetëm me partneren, e ka goditur me grushta. “Nuk bëra kallëzim dhe në raste të përsëritura sa herë kërkova përgjigje për atë tjetrën, nuk më thoshte asgjë”, rrëfen ajo.
Kallezimi
Megjithë gjendjen e nderë midis të dyve, bazuar në kallëzimin e studentes, çifti u largua nga Tirana gjatë muajit gusht për të qëndruar sëbashku gjatë pushimeve verore. Por edhe në bregdetin e Sarandës ata nuk iu shmangën problemit të pazgjidhur që lidhej me identitetin e vajzës tjetër.
“Dyshova se më tradhëtoi sërisht me atë tjetrën dhe kjo situatë u pasua me shumë dhunë. Nga janari deri në tetor 2022 kam tentuar disa herë të vras veten me medikamente, prerje venash dhe madje në një rast kam dashur t’i marr armën burrit, por nuk arrita ta realizoj dot vetëvrasjen. Përfundimisht ndarja jonë ishte e pashmangshme. Në tetor duhet të linim shtëpinë me qera. Unë do ikja te shoqet kurse im shoq tek të afërmit”, denoncon studentja.
Marrë nga Gazetasi