Lavdosh Avdulaj, banues në fshatin Ninsh në Fratar është denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij të cilët kanë kryer denoncimin pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier.
Ata kanë humbur kontaktin me 43 vjeçarin që në orën 01:00 të së premtes pas mesnate. Ata kanë pohuar se në momentin e largimit kanë parë edhe një automjet dhe dyshojnë se e kanë rrëmbyer. Babai i 43 vjeçarit ka pohuar gjithashtu se kërkon nga policia që të zbardhë ngjarjen. Babai i të zhdukurit, pasi kanë kryer denoncimin në polici në Fier, kjo e fundit është vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.