Kryetari i Bashkisë Gjirokastër vazhdon me tenderë korruptivë. Kështu, Flamur Golemi po shfrytëzon dhe fondet e fundit për të rregulluara fasadat dhe për të bërë propagandë. Mbas disa viteve ankesa, ai më në fund është kujtuar për rrugën që të çon në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.
Shpesh banorët atje bllokohen me ditë të tëra nga moti i keq për shkak se rruga nuk është e përshtatshme, por më parë fjala e tyre nuk është dëgjuar. Por këtë fundviti Golemi u zgjua sepse po afrojnë zgjedhjet. Kryebashkiaku ka firmosur së fundmi tenderin me objekt “Rikonstruksion rrugës Zhulat Gjirokastër loti I”, për të cilën janë vënë në dispozicion 48 561 521,00 lekë (të reja).
Ky projekt përveç se po bëhet me shumë vonesë, ka shpenzime të cilat nuk janë argumentuar në dokumentet e tenderit. Ndërkaq, prokurimi realizohet në shkelje të ligjit. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se, tenderi në fjalë është dhënë pa konkurrencë. Për këtë tender kanë paraqitur ofertë 7 kompani, por të gjitha janë skualifikuar automatikisht dhe në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve “BOE EUROBETON” dhe “INA shpk”, të cilat kanë ofruar 38.296.731 lekë.
Së pari, vërehet se kompanitë e tjera kanë paraqitur ofertë të paktën 100 milionë lekë më lirë nga fondi limit. Dhe pavarësisht kësaj, sërish Golemi zgjodhi ofertën më të shtrenjtë .
Më tutje, bie në sy se njëra nga kompanitë kishte ofruar zero lekë, pra është një pjesëmarrës fiktiv, që i ka hapur rrugë fituesit. Këto të dhëna hedhin dyshime se bashkimi i operatorëve “BOE EUROBETON” të Isuf Meçit dhe “INA shpk” të Ferdinand Çaushit, është paracaktuar si fitues. Në këto kushte, tenderi është vlerësuar me “flamurin e kuq” dhe përbën risk që me fondin të abuzohet.
Sakaq, vlen të përmendim se fshati Zhulat është në mes të aksit Kardhiq-Delvinë. Rruga që pret të rikonstruktohet përmes këtij tenderi lidh fshatin me autostradën. Punimet për aksin Kardhiq-Delvinë kanë zgjatur me vite, janë shpenzuar qindra miliarda lekë, janë zbuluar shkelje nga KLSH. Por, pavarësisht këtyre ARRSH dhe Flamur Golemi nuk i kthyen sytë nga rruga e Zhulatit.
Madje, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, është nënë hetim nga SPAK për abuzimet që janë bërë në këtë aks rrugor. Po kryebashkiaku Golemi, nuk i druhet Prokurorisë së Posaçme?!
Lexo edhe: Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë/ Shtyhet gjyqi për Sonila Qaton