Acari dhe reshjet e dendura të dëborës kanë mbërthyer pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara, këtë fundjavë Krishtlindjeje, duke sjellë viktima dhe kaos që në orët e para.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën deri më tani për shkak të temperaturave tepër të ulëta që arrijnë deri minus 45 gradë Celcius në zonat veriore si Montana.
Trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri kryesisht në zonat veriore. Të paktën 1.5 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike gjatë orëve të fundit, prej shkëputjes së linjave në gjithë vendin. Mijëra fluturime u anuluan si pasojë e bllokimit të pistave nga ngricat dhe dëbora.
E njëjta situatë edhe në Kanada. Vala e stuhisë së madhe të dëborës ka përfshirë një hapësirë të gjerë prej 3200 kilometrash mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara deri në Teksasin që shquhet për temperatura të ngrohta në pjesën më të madhe të vitit.
The post Stuhia e borës në SHBA, shkon në 19 numri i të vdekurve appeared first on 27.