Debatë të forta kanë mbërthyer sallën e Kuvendit të Shqipërisë pasi kryeministri Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Berisha “War dog”, referuar një filmi që është realizuar nga Hollywood për trafikun ndërkombëtar të armëve. Në fjalinë e tij në Kuvend, Rama i është referuar subjektit të këtij filmi ku përfshihet edhe implikimi i Shqipërisë në trafikun e armëve. Citimi që Rama ka përdorur për ish-kryeminsitrin ka shkaktuar reagimin e ashpër të deputetëve të PD-së, kryesisht të Flamur Nokës, i cili i është afruar foltores së kuvendit pë të kundërshtuar Ramën. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka ndërprerë për disa minuta seancën por rikthimi i punimeve të seancës ka vazhduar me të njëjtat tensione.