Komisioneri Publik “rrëzon” gjyqtaren e Apelit të Tiranës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioneri Publik “rrëzon” gjyqtaren e Apelit të Tiranës –

12:29 | 22/12/2022
në Uncategorized
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 21 dhjetor 2022 me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro, lidhur me analizën financiare të kryer në shkallën e dytë të vetingut, bazuar në shkaqet e ankimit.

Ashtu si në ankim, edhe gjatë seancës së parë publike në Kolegj më 5 dhjetor, Ballhysa e konsideroi të paplotë hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga familja e subjektit, konkretisht për mundësinë e personave të tjerë të lidhur për një hua dhe dhurimet e kryera.

Toro këmbënguli se analiza duhet të kryhet vetëm për vlerën e dhënë hua apo ato të dhuruara, ndërkohë që renditi një numër të madh aktesh dhe dokumentesh me të cilat pretendoi se vërteton ligjshmërinë e burimeve të personave të tjerë të lidhur. Seanca e parë u shty për të kryer analizën financiare të kërkuar nga komisioneri lidhur me burimet që kishin shërbyer për dhurimet dhe huanë.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trupës, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e saj. Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja arsyetoi në favor të shkarkimit, duke vlerësuar se Toro kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të pasurisë.

Analiza financiare

Kryesuesi i trupit gjykues të Kolegjit, Sokol Çomo bëri me dije të mërkurën se palëve u ishte vendosur në dispozicion analiza financiare dhe u kërkoi që të paraqesin qëndrimet e tyre.

Komisioneri Ballhysa u ndal fillimisht në analizën e kryer për burimet e dhurimeve të babait të subjektit në vlerat 6000 euro dhe 4000 USD. Sipas tij, në zërin e të ardhurave janë përfshirë likujditete, që bazuar në situatën faktike, kanë shërbyer edhe për kryerjen e disa pagesave. Nisur nga ky konstatim, komisioneri kërkoi që këto vlera të konsiderohen edhe si shpenzim.

Po ashtu, Ballhysa kërkoi që të mos konsiderohen si burim të ardhurat e babait të subjektit nga dhënia me qira e një apartamenti, me argumentin se nuk janë paguar detyrimet tatimore dhe se nuk është përcaktuar se cili e ka pasur këtë detyrim.

Sipas komisionerit, babai i Toros rezulton me balancë negative rreth 700 mijë lekë për kryerjen e dhurimeve.

Toro e kundërshtoi qëndrimin e komisionerit. Ajo kërkoi që të zgjatet periudha e analizës për mundësinë e babait për dhurimet, duke pretenduar se i janë dhënë në korrik të vitit 2009. Po ashtu, ajo kërkoi që të mos konsiderohen si shpenzim të ardhurat e babait me argumentin se ‘investimi është shndërruar në dhurim’.

Lidhur me të ardhurat e të atit nga qiraja, Toro solli në vëmendje ndryshimet ligjore për faljen e detyrimeve tatimore të prapambetura. Sipas saj, edhe nëse do të vlerësohej hipotetikisht se nuk ishte kryer pagesa e detyrimeve nga qiramarrësi, ato janë falur me ligj. Ajo këmbënguli se ka qenë detyrimi i qiramarrësit për të shlyer detyrimet.

Sipas saj, duke u shtyrë afati i analizës për dhurimet deri në korrik të vitit 2009, si dhe duke përjashtuar shpenzimin e konsideruar nga Komisioneri, babai rezulton me balancë pozitive.

Ndërkohë, Ballhysa u shpreh se subjekti kishte arritur të provonte se vjehrri kishte pasur burime të ligjshme për dhënien e shumës 10 mijë euro që ka shërbyer për blerjen e një garazhi.

Në vijim, Komisioneri vlerësoi se subjekti nuk ka arritur të vërtetojë edhe mundësinë e huadhënësit A.Ll. për krijimin e vlerës 45 mijë euro. Sipas tij, subjekti ka pretenduar se huadhënësi ka përfituar të ardhura nga dhënia e një prone me qira, por duke arritur të provojë vetëm për një vit, ndërsa vitet e tjerë janë marrë të ardhurat nga bashkëpronari i A.Ll.

Lidhur me një vlerë të përfituar nga huadhënësi pas një procesi gjyqësor ndaj bashkëpronarit të kësaj prone për gjysmën e vlerës së qirasë, Ballhysa vërejti se prej verifikimeve të dokumentacionit bankar rezulton se shumat janë marrë kohë pasi është dhënë huaja dhe nuk mund të kenë shërbyer si burim.

Komisioneri konstatoi se pavarësisht të ardhurave nga qiradhënia e pronave të tjera, ka rezultuar pamundësi e shtetasit A.Ll. për të dhënë huanë 45 mijë euro.

Toro deklaroi se huadhënësi ka pasur gjendje të shëndetshme financiare. Sipas saj, duhet që në analizë të gjejë pasqyrim gjendja reale, prej nga do të rezultonte mundësi e shtetasit A.Ll. për dhënien hua të shumës 45 mijë euro.

Lidhur me të ardhurat nga puna e bashkëshortit, Ballhysa u shpreh se duhen konsideruar ato për të cilat vërtetohet se janë tërhequr.

Komisioneri vlerësoi se nga përllogaritja e të ardhurave, shpenzimeve jetike e atyre të udhëtimeve, si dhe për shlyerjen e huave, rezultojnë balanca negative në vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 në shumë totale rreth 1 milionë e 650 mijë – ndryshe nga sa është konkluduar nga Kolegji në shumën rreth 900 mijë lekë.

Gjyqtarja Toro i konsideroi balancat negative të konstatuara nga Kolegji për vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 brenda marzhit të proporcionalitetit. Ajo u shpreh se ndihej e surprizuar nga balancat negative të konstatuara prej Komisionerit Publik, duke argumentuar se një analizë e tillë e fakteve nuk ishte pasqyruar në ankim, që t’i jepej mundësia për të paraqitur prova. Sipas saj, komisioneri e ka thelluar tej shkaqeve të ankimit analizën e tij për pamundësinë në këto vite.

“Theksoj se gjithë kjo analizë është bërë vetëm për një apartament që e kemi blerë me çmimin e tregut. Unë dhe bashkëshorti jemi përpjekur të jemi korrekt me ligjin,” pohoi Toro.

Pasi trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim për ecurinë e procesit, relatorja Ina Rama u drejtoi disa pyetje komisionerit Ballhysa dhe subjektit të rivlerësimit.

Lidhur me pyetjen për analizën e likujditeteve të babait të subjektit, Ballhysa ritheksoi se kërkonin që të konsideroheshin si e ardhur dhe si shpenzim. Ai shpjegoi se e bazonte këtë kërkim në deklarimet e dhëna prej gjyqares Toro në KPK.

Në përgjigje të pyetjeve të Ramës, Ballhysa kërkoi që edhe analiza e viteve 2012, 2014, 2015 dhe 2016 të kryhej bazuar në aq sa arrihej të provohej prej akteve të administruara.

Relatorja Rama i kërkoi subjektit që të ishte më e qartë lidhur me qëndrimin e komisionerit për konsiderimin e likujditeve të babait edhe si shpenzim. Gjyqtarja Toro kërkoi që të konsiderohej si shpenzim vetëm shuma 120 mijë lekë nga 630 mijë lekë që ishte e gjitha vlera. Sipas saj, shuma 630 mijë lekë nga bonot e thesarit ishte mbajtur nga babai, i cili kishte kryer pagesa vetëm në shumën 120 mijë lekë.

Ajo pretendoi se babai e kishte futur sërish në bankë vlerën 630 mijë lekë dhe ua kishte dhënë kur kishin blerë apartamentin.

Rama e pyeti subjektin edhe lidhur me konstatimin e komisionerit se huadhënësi A.Ll. e kishte marrë fizikisht vlerën e përfituar nga procesi gjyqësor me bashkëpronarin, kohë pasi ishte dhënë huaja.

Po ashtu, subjekti u pyet për qëndrimin e Ballhysës lidhur me balancat negative në vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.

Toro u shpreh se kishte nevojë të konsultohej me aktet dhe trupa vendosi t’i japë kohë për të dhënë sqarime në një seancë tjetër.

Në përfundim, Çomo solli në vëmendje se veç 13 denoncimeve të depozituara më parë tek të cilat nuk u gjetën indicie, ishin depozituar edhe dy denoncime të reja. Komisioneri Ballhysa vërejti se shkaqet e ankimit janë ngritur vetëm për pasurinë dhe shtoi se nuk kishte gjetur shkaqe të mjaftueshme tek denoncimet.

Gjyqtarja Toro pohoi se qëndrimet e saj për denoncuesit i ka dhënë nëpërmjet arsyetimit të vendimeve për çështjet e tyre.

Edhe trupa e Kolegjit vlerësoi se denoncimet e reja nuk plotësonin kriteret për fillimin e hetimit gjyqësor kryesisht.

Seanca e radhës kur pritet që subjekti t’u përgjigjet pyetjeve të relatores u shty për më datë 10 janar 2023, në orën 10:00. Çomo u kërkoi palëve që të marrin masa për të përgatitur e paraqitur edhe konkluzionet përfundimtare, nëse do të munden. BIRN

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Këndon “Bella Ciao” e ia hedh SPAK-ut –

Berisha sulmon ashpër qeverinë: Vodhët 122 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

14:13 | 15/01/2026
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

14:03 | 15/01/2026
“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –

13:41 | 15/01/2026
Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

13:19 | 15/01/2026

FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

13:13 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –
  • Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –
  • Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –
  • Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –
  • FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –
  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –
  • Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com