Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për tensionet në veri të vendit. Ai u shpreh se heqja e barrikadave mund të sjellë edhe viktima. Vuçeviç ka akuzuar Kurtin duke thënë se nuk i interesojnë jetët njerëzore.
“Kurtit nuk i interesojnë jetët njerëzore për heqjen e barrikadave dhe shtoi se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e territorit ndaj serbëve dhe dhuna”, deklaroi ai.