Cristiano Ronaldo është pa ekip dhe para fundit të këtij viti do vendosë të ardhmen. Marca në Spanjë bën me dije se ylli portugez do i kalojë Kishttlindjet në Dubai me familjen dhe prej aty do ushëtojë për në Arabinë Saudite, aty ku do hedhë firmën me Al-Nassr për 200 milionë euro në sezon.
Gjithçka pritet të konfirmohet para fundit të 2022, me Ronaldon që prej disa javësh është lidhur me kalimin në Arabi.
Më shumë se për cilësitë e Ronaldos, tanimë në moshën 37-vjeçare, Arabia Saudite do përfitojë nga publiciteti që ylli i sulmit do i bënte kampionatit.
Me synimin për të organizuar Kupën e Botës 2030, në Arabinë Saudite kanë vendosur të fokusohen te turizmi sportiv, duke organizuar mes të tjerash Superkupën spanjolle apo edhe Formula 1, golf dhe gara me kuaj.
Me dështimin në Kupën e Botës, Ronaldo u rikthye në Madrid dhe për disa ditë u stërvit në fushën sportive të Real Madrid, teksa Marca e jep të sigurt kalimin e tij në Arabinë Saudite, me Al-Nassr që drejtohet nga Rudi Garcia.