Partizani luan me Tiranën në javën e 15-të të Superiores në “Air Albania”, të mërkurën e 21 dhjetorit, në orën 20:00. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i të kuqve, Xhiovani Kolela, u shpreh se skuadra e tij është gati për këtë përballje dhe e quajti derbin e kryeqytetit si më të zjarrtin që kishte marrë pjesë ndonjëherë.
“Nëse Partizani është më i fortë, këtë gjë do ta tregojë ndeshja e nesërme.
Jam shprehur dhe më parë që unë do tentojë t’i fitojë ndeshjet.
Shpresoj që kjo ndeshje ndaj Tiranës të jetë ajo e duhura.
Nuk ndikon aspak një pikë. Thjesht fjala që kjo është një ndeshje derbi nuk përbën aspak diferenca të thuash që është ndeshje për një pikë.
Mendoj se Tirana do të jetë e njëjta skuadër. Nëse në fazën e parë arritën të na mposhtnin, atëherë mendoj se do të kemi përballë sërish një skuadër të fortë.
Për mendimin tim mendoj se nuk ekzistojnë gabimet individuale. Skuadra nëse gabon, atëherë e bën e gjitha. Gabime individuale ka në të gjitha ndeshjet. Nuk është se ne u mposhtëm nga gabimet individuale, por nga mos-eksperienca e disa lojtarëve.
Partizani ka pësaur shumë gola, por është në vend të parë. Ajo që kam cituar dhe herën e kaluar është që të pësojmë sa më pak. Sigurisht që është normale që një skuadër e ciloa luan tërësisht në sulm të pësojë aq gola. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Duhet të gjejmë ekuilibrat e duhura në lojën tonë. Nuk jam I shqetësuar nëse pësojmë të paktën një gol në ndeshje, por ajo që dua është që të bëjmë të paktën dy gola për ndeshje. Për këtë jemi duke punuar.
Për momentin jemi duke studiuar lojtarët. Por unë kam bërë ato propozimet e mija. Do të jetë drejtori sportiv dhe unë që të vendosim së bashku. Por kryefjala e momentit është që të kemi gjithë fokusin dhe gjithë vëmendjen te ndeshja e nesërme. Më pas do të shohim dhe gjërat e tjera.
E kam thënë edhe më përpara që obligimi kryesor është që të shohim në shtëpinë tonë. Në radhë të dytë duhet të shikojmë merkaton vendase. Dhe gjëja e fundit është që të shohim në merkaton jashtë vendit. Janë vlerësime që ne i bëjmë me qetësi, pasi nuk janë me xitim të madh. Nëse përmirësohemi janë më pozitive për ne.
Më parë është vlerësimi që jemi duke bërë. Nuk jam unë personi që duhet të përcaktojë pozicionet. Për më tepër që merkato e janarit nuk është si ajo e verës. Është më e vështirë për të gjetur lojtarët që na duhen. Lojtarët e mirë janë të mirëpritur në skuadrën tonë.
Pra sigurisht që nga moment që unë kam ardhur në klub, kjo strategji ishte gati. Pikërisht kjo gjë më pëlqeu shumë, që ne të hedhim sytë te ekipet zinxhirë. Kemi shumë lojtarë të talentuar në skuadrat zinxhirë. Derbi më i zjarrtë? Sigurisht që po. Ky është derbi më i ndjerë që unë kam qenë pjesë”, u shpreh Kolela.