Real Madridi pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos, ashtu siç në fakt ka ndodhur gjithmonë.
“Galaktikët” vijojnë të jenë të pangopur dhe kërkojnë në çdo sezon të përmirësohen dhe të shtojnë trofetë në vitrinë.
Botërori i Katarit ka shërbyer për spikatjen e shumë talentëve, të cilët kanë lënë shenjë me kombëtaret e tyre dhe në këtë rast Carlo Ancelotti ka mbetur i mahnitur me Enzo Fernandez.
21-vjeçari përjetoi një ndër eksperiencat më të bukura në karrierë duke u shpallur kampion me “Albicelestët” dhe Real Madridi do të rivalizojë me Liverpoolin dhe Manchester City-n për talentin e Benfikës.
Mesfushori i lindur në San Martin të Buenos Airesit ishte një ndër të preferuarit e Lionel Scalonit dhe nga shumë specialistë konsiderohet një ndër lojtarët amerikano-jugorë më të mirë të së ardhmes. Ai u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turneut.
“The Redsat” dhe ‘”The Citiziens” janë rivalë shumë të rrezikshëm, por raportohet se “Los Blancos” do të insistojnë deri në fund për të firmosur me Enzo Fernandezin dhe kështu ta shëndërrojnë në një ndër transferimet më të bujshëm të merkatos së ardhshme.