Arijon Ibrahimoviç ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayern Munich.
Sulmuesi 17-vjeçar prej 2018 ka qenë pjesë e moshave të Bayern Munich, teksa forma e mirë me ekipin U-19 ka bërë që Nagelsmann ta konsiderojë si një prurje të re për ekipin e parë. Shqiptari i Kosovës bën hapin e madh në karrierë teksa Bild është ai që konfirmon lajmin.
Ibrahimoviç mund të luajë në sulm por edhe pas sulmuesve, duke bërë disa pozicione në fushë. Djaloshi i lindur në Nurnberg është pjesë e kombëtareve të moshave gjermane.
“Arijon Ibrahimoviç nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. I shoqëruar nga familja dhe agjenti i tij, ai mbërriti në Sabener Strasse për të nënshkruar. Ibrahimoviç tani do të bëhet anëtar aktiv i ekipit të parë dhe do të stërvitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann”, shkruan Bild.