Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se në vend të një perspektive evropiane, fati i Kosovës do të jetë krejtësisht ndryshe, pavarësisht se ka nisur procesi i anëtarësimit në BE. Ajo e cilësoi me sarkazëm marrëdhëniet e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit si një martesë që fillon me tradhti dhe mashtrim.
Sipas mediave, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse tha se Bashkimi Evropian me njërën dorë po e çon Beogradin drejt një “të ardhmeje të bukur” dhe me tjetrën po merret me provokime anti-serbe. Kjo sipas saj është tradhti që në fillim si një martesë që fillon me mashtrim.
Duke komentuar situatën e tensionuar në Kosovë, ka kujtuar se trazirat në Kosovë dhe Metohi kanë filluar menjëherë pas mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe pas procesit për hyrjen e ka thirrur Kosova në BE.
Zaharova përkujtoi se shumica dërrmuese e banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë që ndjekin nga afër politikën dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë fqinje. Ajo po ashtu ka kujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mes të trazirave dhe përkeqësimit të situatës në rrugë ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE, ka nisur procesin politik.