Në një prononcim për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë amnistinë fiskale. Sipas tij, ky është një projekt i kryeministrit Edi Rama dhe bandës së tij kriminale për të goditur bizneset e ngritura me ndershmëri.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme. kërkon të godasë ata që kanë ndërtuar bizneseve mbi djersën dhe integritetin e tyre.
Ky insistim i tij është ndëshkim për mbarë shqiptarë, një goditje e rëndë për perspektivën Europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Bëj thirrje që çdo parlamentar të hedhë poshtë projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, tha më tej Berisha.